14.5 C
Tirana

Ali Ahmeti takohet sot me veteranët e UÇK

Më datë:

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti do të pritet sot në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Takimi do të fillojë në orën 13:00.

Në protestën në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë e cila u mbajt në Tiranë, kreu i BDI-së pati thënë se “shumë shpejt do të mbahet një protestë në Shkup”.

Po ashtu, Ahmeti kishte deklaruar se shoqatat e dala nga lufta në Maqedoninë e Veriut janë duke punuar në këtë drejtim dhe se protesta do të mbahet pas zgjedhjeve lokale atje.

“Shoqatat e dala nga lufta në Maqedoni të Veriut janë në punë e sipër dhe është çështje kohe se kur do të organizohet. Sigurisht pas përfundimit të zgjedhjeve një lëvizje e tillë do të ndodhë edhe në Shkup në sheshin Skënderbej”, ka thënë Ahmeti.

Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë protestuar më 16 nëntor para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg, në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Protestë e madhe u mbajt edhe në kryeqytetin shqiptar, ku u mblodhën me mijëra shqiptarë në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së.

Një tjetër protestë e madhe ishte mbajtur më 14 shtator në qytetin holandez në Hagë, ku me mijëra shqiptarë u mblodhën nga Evropa, Amerika, por edhe Kosova që të kërkojnë drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo protestë u organizua një ditë para se të dëgjohet dëshmitari i parë i mbrojtjes në rastin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Bëhet fjalë për ish-ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit, James Rubin. Diplomati amerikan dëshmoi para trupit gjykues për procesin e Rambujesë, ku ndër tjera ka thënë se Hashim Thaçi nuk kishte kishte rol udhëheqës në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Po ashtu, ai ka thënë se UÇK nuk ka pasur strukturë të organizuar komanduese.

Dëshmia e tij u vlerësua si një nga më të rëndësishmet në këtë proces. Në prill të vitit 2023 ka nisur procesi gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Katërshja e UÇK-së ndodhet në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020.

Zyra e Prokurorit të Specializuar, e cila i ngarkon ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me përgjegjësi për krime të pretenduara të luftës, pati sjell në gjykatore rreth 125 dëshmitarë, ndërkaq është mbështetur në mbi 100 dëshmi me shkrim.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Perspektiva e paqartë për centrale të reja në Zvicër

Fondacioni Zviceran për Energjinë (SES) paralajmëron se heqja e...

Përplasjet me Ballukun, Peleshi përjashton nga seanca Shehajn

Kreu i Partia Mundësia, Agron Shehaj dhe zv.kryeministrja Belinda...

Truri “fiket” papritur para gjumit

Truri përgjumet në mënyrë të papritur dhe jo gradualisht....

Trump shpall Arabinë Saudite aleat kryesor jo-NATO dhe nënshkruan marrëveshje historike

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shpallur Arabinë Saudite si...