14.5 C
Tirana

Balla në Kuvend: Miratojmë rritjen më të madhe të pensioneve në histori

Më datë:

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla e akuzoi opozitën se po abuzon me kërkesat për mocion me debat vetëm për të kapur “dhjetëminutëshin” e fjalës.

Ai theksoi se ndërkohë që opozita kërkon procedura, qeveria po paraqet buxhetin më të madh në historinë e vendit, me rritjen më të madhe të pensioneve ndonjëherë dhe investime të paprecedente në politikat sociale.

Balla theksoi se rregullat janë të barabarta për të gjithë dhe se debati real duhet të zhvillohet tek buxheti, aty ku, sipas tij, “pensionistët presin rritjen, jo retorikën politike”.

“Në konferencën e kryetarëve ua kemi thënë shumë qartë se kërkesa juaj e merr përgjigjen menjëherë pas kësaj pike të rendit të ditës, kur qeveria shqiptare i paraqet popullit shqiptar buxhetin më të madh në historinë e vendit, 8,9 miliardë euro, nga të cilat 1,7 miliardë euro janë vetëm për politikat sociale.

“Është shumë e rëndësishme të pranoni që rregullat këtu janë njëlloj për të gjithë dhe nëse ju do vazhdoni me këtë historinë që përdorni kërkesën mocion me debat për të kapur këtë dhjetë minutëshin, kjo është çështja juaj, por ne nuk kemi asnjë moment kohë për të humbur me ju. Ne sot jemi këtu pikërisht për të miratuar ngritjen më të madhe të pensioneve në historinë e këtij vendi”, tha Balla.

Balla shtoi se “si mund të vish këtu edhe thuash qeveria refuzon të ngrejë pensionet. Me këtë reformë të re pensionesh ne garantojmë 1 rritje progresive nga 2006–2030 dhe në 2030 do jemi po ne këtu që do ngremë përsëri deri në 400.000 lekë për pensionin urban dhe një pension që nuk ishte fare kur ishit ju atëherë, as nuk kishte fare, s’kishte pension rural, ne e çojmë në 18.000 lekë pension”.

Sa i përket debatit për minimumin jetik dhe kërkesës së PD-së, Balla tha se “është pjesë e diskutimit të buxhetit”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Perspektiva e paqartë për centrale të reja në Zvicër

Fondacioni Zviceran për Energjinë (SES) paralajmëron se heqja e...

Përplasjet me Ballukun, Peleshi përjashton nga seanca Shehajn

Kreu i Partia Mundësia, Agron Shehaj dhe zv.kryeministrja Belinda...

Truri “fiket” papritur para gjumit

Truri përgjumet në mënyrë të papritur dhe jo gradualisht....

Trump shpall Arabinë Saudite aleat kryesor jo-NATO dhe nënshkruan marrëveshje historike

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shpallur Arabinë Saudite si...