19.5 C
Tirana

Reshje e shtrëngata, Ministria e Mbrojtjes: Si paraqitet situata në vend

Më datë:

Sot, më 18 nëntor 2025, pritet që pjesa më e madhe e vendit të përfshihet nga moti i keq.

Punonjës të Ministrisë së Mbrojtjes kanë dalë në terren. Ministri Pirro Vengu ka shpërndarë pamjet e punonjësve të Ministrisë së Mbrojtjes, të cilët janë gati të përballojnë kushtet e këqija të motit, duke iu ardhur në ndihmë qytetarëve.

“Gjithmonë gati.

Foto e orëve të vona me personelin e stacionuar në Regjimentin e Kembësorisë së Veriut”, shkruan ministri.
Me anë të një komunikate për mediat, Ministria e Mbrojtjes shprehet se situata meteorologjike paraqitet kryesisht e qetë. Ndërsa, pasqyrohet edhe me detaje situata në qarqet e vendit.

“Situata meteorologjike në vend paraqitet kryesisht e qetë, me reshje me intensitet të ulët deri mesatare dhe pa probleme serioze në nivel kombëtar.

Në qarkun e Shkodrës, reshjet intensive që ranë dje, pasdite dëmtuan segmentin rrugor Breg Lumi–Theth, ku 9 persona dhe 5 mjete mbetën të bllokuar. Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave bashkiake, Policisë së Shtetit dhe efektivëve të FA, personat u evakuuan me sukses.

Rruga mbetet e bllokuar dhe po pastrohet nga inertet, me mbështetjen e 10 efektivëve të FA.

Në bashkinë Fushë Arrëz janë raportuar ndërprerje të energjisë për shkak të erës së fortë. Në qarkun e Lezhës, në aksin Lezhë–Shëngjin është rrëzuar një pemë, e cila ka dëmtuar linjat elektrike dhe ndërprerë energjinë. Në rrugën Lezhë–Balldren ka prezencë inertesh dhe forcat operacionale po punojnë për pastrimin e saj. Në qarqet e tjera të vendit nuk raportohen problematika nga moti.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në 24 orët e ardhshme priten reshje të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa në Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër reshjet do të intensifikohen në formë shtrëngatash. Nga pasditja deri në orët e para të mëngjesit, reshje të shumta priten edhe në Lezhë, Durrës dhe Tiranë, të shoqëruara me shkarkesa elektrike.

Parashikohet mjegull dhe shikueshmëri e reduktuar në zona luginore. Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri të plotë, në koordinim të strukturave për përballimin e pasojave të mundshme nga moti i keq. Ju lutemi banorëve të zonave, ku mund të paraqiten probleme të kontaktojnë me autoritetet vendore”, thuhet në njoftim.

Sinoptikanët kanë paralajmëruar reshje shiu në disa zona, shtrëngata në disa të tjera dhe dëborë në zona të thella malore.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bie “Cloudflare”, shumë website ndalojnë së funksionuari

Miliona përdorues të internetit në mbarë botën po hasin...

“Berisha: ‘Foltorja’ nuk ishte protestë kombëtare, por… pjesëmarrja ishte më e ulët se pritshmëritë”

Kryetari i PD-së, Sali Berisha komentoi protestën e djeshme...

Trump kërcënon Meksikën: Gati për sulme ajrore kundër drogës

Kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, ka deklaruar...

Konstituohet Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore

Nën drejtimin e dy bashkëkryetarëve, Damian Gjiknuri nga Partia...