14.5 C
Tirana

Rritet mbi 19 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19 në Spanjë .

Më datë:

Në Spanjë me 551 vdekje të reja në 24 orët e fundit rritet në 19.130 numri gjithsej i vdekjeve nga pandemia e COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë së Spanjës ka njoftuar se me 551 vdekjet e reja në 24 orët e fundit, ka arritur në 19.130 numri gjithsej i vdekjeve, ndërsa me 5.183 raste ka arritur në 182.816 numri i rasteve.

Në Spanjë e cila ka vënë nën kontroll koronavirusin duke ngadalësuar shpejtësinë në numrin e vdekjeve dhe rasteve, numri i vdekjeve është rreth 500 në ditë.

Ka tërhequr vëmendjen se gjatë 2 ditëve të fundit, në Spanjë janë konfirmuar shifra mbi 5.000 raste të reja në ditë me COVID-19.

Gjithashtu është informuar se në 24 orët e fundit janë shëruar 3.944 njerëz duke e çuar në 74.797 numrin gjithsej të personave të shëruar.

Numri i të vdekurve në administratën autonome të Madridit që është më e prekura nga virusi, me 153 vdekje të reja në 24 orët e fundit është rritur në 6.877 të vdekur, ndërkohë që me 1.168 rastet e reja është rritur në 50.694 numri gjithsej i rasteve.

Ndërsa në administratën autonome të Katalonjës e cila në Spanjë është rajoni ku janë shënuar më shumë vdekje pas Madridit, numri i vdekjeve është rritur në 3.855 dhe ai i rasteve në 37.354.

Por qeveria e administratës autonome të Katalonjës, mbrëmë ndryshoi të dhënat lidhur me COVID-19 në rajonin e saj duke marrë për bazë regjistrimet e morteve.

Ministria e Shëndetësisë së Katalonjës, ka mbrojtur idenë e saj se numri i vdekjeve nga COVID-19 që nga marsi e deri më tani duhet të merret për bazë në shifrat 7.097, ndërsa numri i rasteve në 55.457.

Edhe kreu i qeverisë autonome të Katalonjës, Quim Torra, e ka vlerësuar si “politikë e transparencës” ndryshimin në fjalë i cili nuk përputhet me të dhënat e njoftuara nga Ministria Shëndetësisë së Spanjës. Ai i bëri thirrje edhe qeverive të tjera autonome në Spanjë që të rishikojnë të dhënat.

Ministri spanjoll i Shëndetësisë, Salvador Illa, në një fjalim në komisionin shëndetësor në Senat, theksoi se “Masat tona për kufizimet në lëvizjen e lirë vazhdojnë. Në kurbën e rritjes shifrat e vdekjeve dhe rasteve, asnjëherë nuk i kemi tërhequr në drejtim poshtë. Por po mbledhim frytet e masave tona. Rritja e numrit të rasteve që një javë më parë ishte 7 për qind, sot është në nivelin 2.9 për qind. Deri në këtë periudhë kanë dalë nga spitali 40.5 për qind e të sëmurëve të diagnostikuar me COVID-19”.

Po ashtu ministri Illa tha se kanë rritur numrin e testeve duke kryer 45 mijë teste në ditë dhe se deri më tani kanë kryer 930 mijë teste.

Në anën tjetër bëhet e ditur se për shkak të koronavirusit sot ka humbur jetën shkrimtari 70 vjeçar nga Kili, Luis Sepulveda. Ai banonte në rajonin Asturias në veri të Spanjës dhe ishte shtruar në spital më 29 shkurt me diagnostikimin me COVID-19. Ndërkohë që bashkëshortja e shkrimtarit Carmen Yanez e prekur si bashkëshorti i saj arriti të mposhtë këtë sëmundje.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kurti dhe Ali Ahmeti në homazhet në nderim të Fatos Nanos

Në Pallatin e Kongreseve u mbajtën sot homazhet zyrtare...

Ceremonitë mortore për Fatos Nanon, Shqipëria i jep lamtumirën ish-kryeministrit

Në Pallatin e Kongreseve kanë nisur homazhet në nderim...