17.5 C
Tirana

Rama: Bonusi i fundvitit 100 dhe 150 euro sipas fashës së pensioneve

Më datë:

Kryeministri Edi Rama konfirmoi sot se edhe për vitin 2025 bonusi për pensionistët do të jetë në masën 100 dhe 150 euro, sipas fashave përkatëse.

Në një bashkëbisedim me banorët e njësisë nr. 3 në Tiranë mbi projektbuxhetin 2026, Rama iu përgjigj pretendimeve të opozitës se bonusi i fundvitit nuk do të shpërndahet dhe se kjo do të jetë rritja që dot ë bëhet muaj pas muaji në vitin 2026 për pensionistët.

I pyetur nga një pensionist për deklaratat e kreut të PD-së Sali Berisha për këtë çështje, Rama tha se nuk ja përmend emrin prej shumë vitesh dhe se merret me të vetëm kur ka fushatë.

“Nuk e dëgjoj çfarë thotë, as nuk e llogaris është apo nuk është realisht. Realisht ajo frymë është një e keqe e madhe që nuk i është ndarë atij vendi, sepse është një kënetë e madhe ku ai është ‘bufi i madh’, por aty çfarë nuk ka”, tha Rama, ndërsa ftoi qytetarët që ta faktojnë vetë të vërtetën për këtë çështje në muajin dhjetor.

“Vjet dhamë bonusin më të lartë që ishte dhënë sepse kishim mundësi ta bënim një gjë të tillë. Përcaktuam 1500 euro për pensionet nën 200 euro dhe 100 euro për pensionet mbi 200 euro. Të njëjtin bonus do ta merrni edhe në dhjetor”, siguroi kryeministri.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Zbulohet në Shkodër magazina ku kultivohej kanabis, disa të arrestuar

Policia e Shkodrës ka zbuluar një tjetër ambient që...

Qytetarë dhe aktivistë, protestë në mbrojtje të familjes

Aktivistë të koalicionit “Pro familjes dhe jetës” u bënë...

Berisha: Protesta për të rikthyer votën e lirë

https://www.youtube.com/live/7ASMKRHf5-w?si=lhehly81fgA4l1iu&t=1175  Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot...

Trump shqyrton kërkesën saudite për avionët luftarakë ”F-35”

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi se po shqyrton...