Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune, 15 nëntor, në një biznes në Kamëz, në Tiranë.
Lënda plasëse e vendosur në ambientet e jashtme të biznesit nënë bulevardin “Nënë Tereza” ka shkaktuar vetëm dëme materiale.
“Rreth orës 02:20, në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamëz, në ambientet e jashtme të biznesit në pronësi të shtetasve B. E. dhe K. M., ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, njoftin policia.
Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
Shpërthimi ka ndodhur në restorantin “Perla e Detit”, nga pjesa pas e lokalit në pronësi të K. M. dhe B. E., kunetër me njëri-tjetrin.
Sasia që ka plasur ka qenë e vogël, pasi janë thyer disa xhama të fasadës. Në kamerat e lokalit duket autori që afrohet dhe lë lëndën plasëse, i maskuar dhe largohet me vrap në këmbë.
Pronarët deklaruan se nuk kanë konflikte me njeri dhe nuk kanë ide se pse është vendosur lënda plasëse.


