U mbajt sot seanca paraprake me dyer të mbyllura për Ervis Berberin dhe bashkëpunëtorëve te tij.
Bëhet me dije se avokati i Valter Begaj kërkoi pavlefshmëri relative të kërkesës për dërgimin e çështjes në gjyq.
‘Nuk është pyetur nga SPAK Valter Begaj’, thotë avokati, gjithashtu sipas tij nuk është respektuar procedura.
“U kërkua memo dhe plotësime hetimesh, nuk janë plotësuar nga prokuroria”-u shpreh mbrojtja.
Mbrojtja e Ervis Berberit kërkoi kohë të përgatitet, për shkak të volumit të lartë të fashikujve. Të pandehurit e tjerë, realizuan mbrojtjen.


