WhatsApp hap dyert për bisedat me përdorues të aplikacioneve të tjera

Më datë:

Kompania Meta po përgatitet të sjellë një ndryshim të rëndësishëm në mënyrën e funksionimit të WhatsApp-it. Aplikacioni së shpejti mund t’u lejojë përdoruesve të dërgojnë dhe të marrin mesazhe edhe nga persona që nuk përdorin WhatsApp.

Funksioni i ri, i quajtur “Third-party chats”, aktualisht po testohet në versionin beta (Android 2.25.33.8). Ai do të mundësojë shkëmbimin e mesazheve tekst, fotografive, videove, mesazheve zanore dhe dokumenteve mes WhatsApp-it dhe aplikacioneve të tjera të komunikimit.

Përdoruesit do të kenë mundësinë të zgjedhin nëse duan që këto biseda të shfaqen në listën kryesore të chat-eve apo në një seksion të veçantë, të quajtur po ashtu “Third-party chats”. Aktualisht, në fazën e testimit është përfshirë vetëm aplikacioni “BirdyChat”.

Megjithatë, disa veçori si stikerat, statuset dhe mesazhet që zhduken automatikisht nuk do të jenë të disponueshme gjatë komunikimit ndërmjet aplikacioneve të ndryshme. Po kështu, bllokimi i një kontakti në WhatsApp nuk garanton që ai nuk do të mund të kontaktojë përmes një aplikacioni tjetër, kjo do të varet nga politikat e vetë platformës tjetër.

Ky zhvillim nuk është i rastësishëm. Meta po e ndërmerr këtë hap në përputhje me rregulloren “Digital Markets Act” (DMA) të Bashkimit Evropian, e cila kërkon që kompanitë e mëdha teknologjike të sigurojnë ndërveprim (interoperabilitet) mes shërbimeve të tyre dhe aplikacioneve konkurrente.

Meta ka bërë të ditur se po punon për të ndërtuar një sistem që ruan nivele të larta sigurie, privatësie dhe enkriptimi, ashtu siç njihet tashmë WhatsApp-i. Megjithatë, nuk është dhënë ende një datë zyrtare për publikimin e këtij funksioni për të gjithë përdoruesit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Automjeti i punonjësit të policisë në Vlorë digjet, hetime për urdhër kriminal nga burgu

Digjet qëllimisht një automjet në pronësi të një punonjësi...

Protesta dhe përplasjet, Berisha ngre akuza për përdorim të mjeteve të forta nga policia

Një ditë pas protestës së PD, Berisha ka dënuar...

Nga “Mine Peza”, Balliu denoncon dhunën dhe akuzon policinë

Nga “Mine Peza”, ku vizitoi të ndaluarit e protestës...