Një atentat i mirëorganizuar. Kështu dyshon policia se bëhet fjalë për ngjarjen e rëndë në afërsi të Rinasit.
Policia e Shtetit ka rrethuar zonën, ndërsa në bashkëpunim me qytetarët, që ndodhshin në vendin e ngjarjes tentojnë të hapin dyert e makinës duke thyer xhamat.
Një ngjarje e rëndë ndodhi në Rinas këtë të martë, 11 nëntor.
Një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër i plagosur rëndë nga një atentat me armë zjarri.
Mësohet se viktima është Gilmando Dani.
Disa kalimtarë të rastit, por edhe policë kanë shkuar në ndihmë për të hapur mjetin.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në pranë aeroportit të Rinasit dhe për momentin nuk ka detaje të tjera.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.
Dani është një emër i njohur për policinë. Më herët, ai është skeduar disa herë nga uniformat blu dhe njihet si pjesëtar i grupit të Emiljano Shullazit, i cili aktualisht është në burg.
Nga dinamika dhe e shkuara e këtij personazhi dyshimet e para që Dani të ketë qenë objektiv i këtij atentati.
Gjithsesi hetimet e policisë pritet të tregojnë më shumë rreth dinamikës së kësaj ngjarjeje dhe shkaqet e atentatit.


