Pas mbledhjes me krerët e degëve të Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se Shqipëria ndodhet në një situatë ku “është instaluar një regjim”.
Berisha akuzoi qeverinë për dhunimin masiv të votës së lirë të shqiptarëve dhe shkeljen e ligjit ndërkombëtar, si dhe për përdorimin e potencialeve të shtetit për të “grabit votën e qytetarëve”. Ai denoncoi gjithashtu lidhjet me grupe kriminale dhe aleatët e qeverisë, të cilët sipas tij pengojnë shqiptarët të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar lirshëm.
Sipas Berishës, ky regjim synon të qëndrojë në pushtet në mënyrë të pandalshme dhe të programuar, duke e bërë votën e qytetarëve të pavlerë. Ai theksoi se çdo kusht dhe çmim përdoret për të mbajtur pushtetin, duke dëmtuar rëndë procesin demokratik në vend.
Berisha: Jemi në një situatë ku është instaluar regjimi. U shpalos me shëmtinë e tij dhunimin masiv të votës së lirë të shqiptarëve, shpalosi me të gjithë fuqinë e tij dhunimi ligjit ndërkombëtar, apo përdorimin e potencialeve të shtetit, për të grabitur votën e shqiptarëve. Shpalosi hanxharët e bandave kriminale, të aleatëve të qeverisë që mos të lejonte shqiptarët të votonin të lirë. Dëshmoi se në mënyrë të programuar, të pandalshme, me çdo kusht dhe çmim, ai do ë qëndrojë në pushtet dhe se vota e shqiptarëve është diçka e pavlerë për të.


