Senati hedh hapin e parë drejt përfundimit të mbylljes së qeverisë

Më datë:

Republikanët dhe demokratët kanë ndërmarrë mbrëmë vonë hapin e parë konkret drejt miratimit të buxhetit federal të SHBA-së dhe përfundimit të mbylljes së qeverisë, e cila ka zgjatur gati gjashtë javë.

Senati, me mbështetjen e disa demokratëve, votoi me 60 pro dhe 40 kundër për të nisur debatet mbi një buxhet të përkohshëm të propozuar nga Dhoma e Përfaqësuesve

Edhe pse votimi shënon një përparim politik të rëndësishëm, ai nuk i jep fund menjëherë mbylljes së qeverisë.

Aktualisht, republikanët kanë një shumicë të ngushtë në Senat, me 53 nga 100 vende, por për të kaluar votimin procedural duheshin të paktën 60 vota.

Shtatë demokratë dhe një senator i pavarur votuan për avancimin e paketës, ndërsa republikani Rand Paul ishte i vetmi që votoi kundër.

Ndër ata që votuan “jo” ishte edhe Chuck Schumer, udhëheqësi i pakicës demokrate në Senat.

Dje në mëngjes, senatori demokrat Tim Kaine, i cili votoi pro, shkroi në platformën X se marrëveshja përfshin një votim për uljen e kontributeve të sigurimeve shëndetësore një kërkesë e kahershme e demokratëve. Paketa gjithashtu parashikon që punonjësit federalë të pushuar gjatë mbylljes të rikthehen në punë dhe të marrin pagat e prapambetura.

“Kam thënë prej kohësh se për të marrë votën time, duhet të jemi në rrugën drejt rregullimit të kaosit shëndetësor të republikanëve dhe mbrojtjes së punonjësve federalë”, tha Kaine në një deklaratë.

Për shkak të mosmarrëveshjeve mes demokratëve dhe republikanëve në Kongres mbi buxhetin, pjesa më e madhe e funksioneve të rregullta të qeverisë amerikane ka qenë e paralizuar që nga fillimi i tetorit.

Tani që Senati ka rënë dakord për paketën, projektligji duhet të miratohet sërish nga Dhoma e Përfaqësuesve. Në varësi të kundërshtimeve brenda të dyja partive, procesi mund të zgjasë disa ditë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kontrolle në burgun e Shkodrës, gjenden celularë të fshehur në ambiente të brendshme

Janë zhvilluar kontrolle në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve...

Ministri grek, Nikos Dendias mbërrin në Tiranë. Takon kryeministrin Rama

Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Dendias, pritet të...

Trigona të vogla me bajame – Recetë e ëmbël

Bajamet janë ndër arrorët më të përdorur në ëmbëlsira...

Komisioni i Jashtëm, seanca dëgjimore me kandidatë për ambasadorë

Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme zhvilloi sot...