Gjykata e Vlorës ka lënë në fuqi masën ‘Arrest me burg’ për Bertil Alliaj, 32-vjeçarin i cili qëlloi për vdekjeme 5 plumba kushëririn e tij, Dalan Alliaj 36 vjeç disa ditë më parë.
Gjatë seancës 32-vjeçari citohet të ketë dëshmuar se nuk është në gjendje të flasë dhe se është dakord me çdo fjalë të avokatit.
Bertil Alliaj u arrestua më 2 nëntor në malësinë e Gjormit nga ku ishte arratisur. Ai u dorëzua pas thirrjeve të policisë. Deri më tani 32-vjeçari nuk e ka treguar arsyen e vërtetë të konfliktit që kishte me kushëririn e tij.
‘E vrava për një arsye të fortë që s’mund ta them, pasi i kisha thënë disa herë që duhet të reagonte. Ndoshta në një moment tjetër do të flas për arsyen, por ende nuk jam gati’, tha Bertil Alliaj pasi u arrestua.
Bertil Alliaj gjithashtu rezulton i shpallur në kërkim për masakrën e Çoles, ngjarje e ndodhur në vitin 2015, si dhe i dënuar në mungesë me 35 vite burgim.


