Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (rajoni Shkodër – Lezhë) ekzekutoi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, e cila ka caktuar masat e sigurimit personal me karakter ndalues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për një punonjës policie dhe tre punonjës të IMT-së, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”.
Masat u ekzekutuan ndaj:
A.D., me detyrë nënspecialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Vau i Dejës.
- LL., me detyrë inspektor pranë IMT-së, Bashkia Vau i Dejës.
J.H., me detyrë inspektore pranë IMT- së, Bashkia Vau i Dejës.
M.L. me detyrë përgjegjës pranë IMT-së, Bashkia Vau i Dejës.
Caktimi i masave të sigurisë vjen pas sigurimit të informacionit nga AMP se disa shtetas po ndërtonin në mënyrë të paligjshme duke u favorizuar nga punonjësit e policisë dhe IMT-së.
AMP njoftoi se po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përfshirjen e mundshme të personave të tjerë në këtë veprimtari kriminale.


