23.5 C
Tirana

Bergner: Integrimi në BE, qasje produkteve shqiptare në tregje më të mëdha

Më datë:

Integrimi europian është mundësi transformuese që ofron qasjen e produkteve shqiptare në tregje më të mëdha e të vlefshme.

Kështu deklaroi sot ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Karl Bergner në Konferencën Ndërkombëtare mbi Shkencat e Jetës dhe Bujqësinë që po zhvillohet në Universitetin Bujqësor të Kamzës, ku është i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.

Ambasadori Bergner tha se integrimi europian ofron gjithashtu qasje për rritje të financimeve përmes mekanizmave financuese të BE-së, kornizave politike më të forta që nxisin qëndrueshmërinë dhe inovacionin në mbarë shoqërinë.

“Mundësitë kanë vlerë kur jeni gati të përmbushni kërkesat, që do të thotë harmonizim i legjislacionit me standardet e BE-së, forcimi i institucioneve dhe mbështetja e partnerëve dhe agroturizmit që të ushtrojnë praktika që përputhen me këto standarde. Ka nevojë të madhe për të investuar në njerëz dhe në dije”, tha Bergner.

Sipas tij, integrimi në BE nuk ka të bëjë me miratimin e rregullave, por mbi të gjitha me përshtatjen e mendësive dhe kapaciteteve.

Ambasadori Bergner u shpreh se universitetet dhe institucionet kërkimore si Universiteti Bujqësor i Kamzës kanë rol strategjik dhe janë ura midis kërkesave teknike të BE-së dhe realitetit të përditshëm të fermerëve dhe komuniteteve rurale.

Më tej, Bergner tha se anëtarësimi në BE ka marrë një dinamikë të konsiderueshme por që ka mundësi dhe sfida.

“Më duhet t’ju kujtoj për rëndësinë e bujqësisë në këtë vend sepse më shumë se 30 % e njerëzve jetojnë me bujqësi. Kësisoj është me rëndësi të jashtëzakonshme jo vetëm për ekonominë dhe mirëqenien shoqërore pasi ofron një burim jetik punësimi për komunitete rurale dhe kontribuon në mënyrë domethënëse në PBB dhe ofron të ardhura në hapësira e zona që janë më pak të margjilarizuara ku punësimi është më i rëndësishëm dhe mund të marrë çdo lloj forme të mundshme nga bujqësia tek turizmi i qëndrueshëm dhe aktiviteteve të tjera”, u shpreh ai.

Përtej shifrave, shtoi Bergner, bujqësia është një prej motorëve kryesorë, që do të mundësojë zhvillimin ekonomik e territorial të Shqipërisë në vitet që vijnë.

“Shqipëria është një vend i bekuar me burime natyrore me një tokë pjellore, klimë të favorshme dhe një traditë bujqësore që mbështetet në rezistencë e punë të madhe”, tha ambasadori gjerman Bergner.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Rama përdori gjeopolitikë për të grabitur 50 mln euro

Kreu i PD, Sali Berisha, theksoi se kryeministri Edi...

Leskaj tërhiqet si drejtues politik i PD-së në Vlorë: Pas 2 vitesh lë edhe mandatin e deputetit

Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, theksoi sot se...

Momente paniku në zemër të Romës/ Shembet një pjesë e kullës mesjetare “Torre dei Conti”, plagoset një punëtor

Momente paniku janë regjistruar në qendër të kryeqytetit italian,...

GJKKO merr vendimin, ja sa u dënuan ish-deputeti i PS Çyrbja, Altin Hajri dhe Ahmet Masha

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...