9.5 C
Tirana

Bardhi: Pa luftuar korrupsionin, nuk mund të ketë integrim në BE

Më datë:

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi deklaroi sot se raporti i fundit i OSBE/ODIHR-it konstatoi qartë se zgjedhjet e 11 majit nuk ishin të lira dhe të ndershme.

Në takimin e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit, Bardhi deklaroi se “sot në Shqipëri nuk mund të flitet për progres dhe zhvillim”.

“Nuk është Partia Demokratike apo opozita shqiptare që flet për shkeljen e rëndë të standardeve të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, por janë vëzhguesit ndërkombëtarë të OSBE/ODIHR-it dhe eurodeputetët e Parlamentit Evropian”, u shpreh Bardhi.

Bardhi theksoi se legjitimiteti i qeverisjes buron nga liria dhe barazia e zgjedhjeve. “Kur raporti paraprak i OSBE/ODIHR-it apo edhe raporti i eurodeputetëve të Parlamentit Evropian tregon që zgjedhjet nuk ishin as të lira dhe as të barabarta, kjo do të thotë se Parlamenti dhe Qeveria jonë sot nuk kanë legjitimitet demokratik”, tha ai.

Sipas tij, për sa kohë ekziston kjo situatë dhe për sa kohë raportet ndërkombëtare flasin për lidhje të krimit të organizuar me politikën, nuk mund të ketë një qeveri që punon
për qytetarët shqiptarë.

“Integrimi evropian i Shqipërisë brenda vitit 2030 dhe pasaporta evropiane e shqiptarëve nuk mund të realizohen për sa kohë në krye të tyre qëndron një kryeministër, bashkëpunëtorët më të ngushtë të të cilit, përfshirë zv.kryeministra, ministra, deputetë dhe kryebashkiakë janë sot të dënuar, të arrestuar, në kërkim ndërkombëtar apo të pandehur për korrupsion të lartë, abuzim me detyrën, shkelje të barazisë në tendera, pastrim të parave dhe fshehje të pasurive”, tha Bardhi.

Bardhi theksoi se “integrimi evropian i Shqipërisë dhe pasaporta evropiane e shqiptarëve do të realizohen vërtet kur ne të gjithë që jemi në këtë sallë ta themi të vërtetën në sy, t’i drejtojmë gishtin personit përgjegjës dhe ta luftojmë korrupsionin e lartë qeveritar dhe krimin e organizuar me seriozitet, përkushtim dhe sinqeritet”.

Në të kundërt, vijoi ai, “problemet do të ngelen sërish aty të pazgjidhura, dhe qytetarët tanë do të vazhdojnë të vuajnë në përditshmërinë e tyre”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shqipëria drejt BE-së, KPSA vlerëson reformat dhe angazhimin parlamentar

 Bashkëkryetarët e takimit të 20-të të Komitetit Parlamentar të...

Debora e parë në Alpet e Zvicrës

Në zemër të Alpeve zvicerane, dimri ka trokitur për...

Berisha: Korrupsioni është pesëfishuar

Sali Berisha, në një deklaratë për mediat, akuzoi SPAK-un...

Deputetë të opozitës kërkojnë shkarkimin e Peleshit

Këshilli për Legjislacionin ka publikuar sot, 29 tetor, raportin...