15.5 C
Tirana

Ligji “Për gjendjen civile”, Spahia: Të përcaktohen qartë dy gjini në Shqipëri

Më datë:

Një grup deputetësh të Partisë Demokratike propozuan sot në komisionin e Ligjeve një shtesë në ligjin “Për gjendjen civile”, ku kërkohet përcaktimi pa ekuivok i dy gjinive (mashkull-femër) në Shqipëri.

Një prej nismëtarëve të këtij projektligji, deputeti demokrat Bardh Spahia prezantoi para anëtarëve të komisionit nismën ligjore, e cila sipas tij “është me rëndësi themelore për identitetin tonë shtetëror dhe juridik”.

Spahia tha se projektligji parashikon të shtojë një nen të ri në ligjin “Për gjendjen civile”, i cili përcakton qartë dhe pa ekuivok se në Republikën e Shqipërisë ekzistojnë vetëm dy gjini njerëzore, mashkull dhe femër, të përcaktuara biologjikisht që në lindje dhe të pandryshueshme ligjërisht.

Sipas tij, “ky përcaktim nuk synon përjashtimin apo diskriminimin, por garanton siguri juridike, mbrojtje të fëmijëve dhe ruajtjen e rendit shoqëror dhe moral mbi të cilën mbështetet shteti shqiptar”.

Spahia tha se Kushtetuta sanksionon disa parime që e mbështesin drejtpërdrejt këtë projektligj, duke përcaktuar familjen si bazën e shoqërisë dhe duke përcaktuar qartë binaritetin gjinor si themel i institucionit të familjes.

“Kushtetuta garanton se çdo fëmijë ka të drejtë të jetë i mbrojtur, duke i dhënë kësisoj një mbrojtje të veçantë nga çdo formë trajtimi apo ndërhyrje që mund të dëmtojë shëndetin, moralin apo të rrezikojë jetën dhe zhvillimin e tij normal. Ky detyrim kushtetues kërkon që ligjet tona të mbrojnë fëmijët nga çdo formë eksperimentimi apo ndikimi që cenon identitetin biologjik”, shtoi Spahia.

Spahia theksoi se kjo nismë është plotësisht në përputhje me detyrimet që Shqipëria ka marrë në kuadër të Konventave Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.

Sipas tij, “në ligjin aktual të gjendjes civile mungon një konstatim i saktë i konceptit ‘gjinia’”.

“Kjo lë hapësirë për interpretime që mund të lejojnë ndryshimin e gjinisë në dokumente shtetërore duke cenuar koherencën e sistemit ligjor. Shtesa e propozuar ofron siguri të plotë ligjore dhe mbron administratën publike nga presione apo interpretime subjektive. Projektligji parashikon mbrojtje të posaçme për fëmijët, duke ndaluar çdo ndërhyrje që mund të ndryshojë gjininë e përcaktuar në lindje”, shtoi ai.

Spahia theksoi se nisma si “prindi 1” apo “prindi 2”, apo surrogacia dhe projektligji i “Barazisë gjinore” kanë krijuar debat të gjerë publik. “Në mungesë të një përcaktimi të qartë ligjor në ligjin për gjendjen civile këto tendenca mund të përkthehen në praktika administrative që zhbëjnë konceptin e gjinisë biologjie. Kjo nismë synon të vendosë një gardh mbrojtës ligjor për të parandaluar që eksperimente të tilla të hyjnë në sistemin tonë juridik”, theksoi ai.

Ndërsa relatori i këtij projektligji, deputeti i Partisë Socialiste Olsi Komici theksoi se ligji aktual është në formën e një databaze që ka lidhje me gjeneralitetet e njeriut.

Sipas tij, “termi ‘gjini’ përcaktohet qartësisht në ligjin ‘Për gjendjen civile’”.

Ndaj, Komici tha se nuk është me vend të bëhet kjo ndërhyrje e sforcuar dhe e pavend, sepse ligji nuk lë hapësira apo shtigje dhe nuk krijon hamendësime që të lihet shteg për ndryshimin e gjinisë.

Në cilësinë e relatorit, Komici propozoi rrëzimin në parim të këtij projektligji.

“Ky lloj propozimi gjen vend për t’u diskutuar në një moment tjetër apo komision tjetër që diskuton një ligj tjetër, për shembull ligjin ‘Për barazinë gjinore’. Atje mund të futet për diskutim ky lloj parashikimi ligjor që mendohet”, tha Komici.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Shqipëria përballë Një Valë Krimesh: Historia e Tre Vrasjeve që Ndryshuan Ndjenjën e Sigurisë”

DURRËS Pjetër Kodheli, 69 vjeç, mbeti i vrarë këtë të...

Ankimimi për shkarkimin nga detyra, Kushtetuesja njofton Erion Veliajn për seancën e 31 tetorit

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar zhvillimin e seancës plenare publike...

Deputetët e PD-së takojnë delegacionin e BE: Zgjedhjet e 11 majit, një farsë elektorale

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi,...

Miratohen marrëveshjet e huas me BERZH dhe BEI për Korridorin VIII hekurudhor

Komisioni i Ligjeve miratoi sot dy marrëveshje të huas...