10.5 C
Tirana

Muça: Memorandumi për kontrollin portual në Mesdhe do të rrisë sigurinë detare

Më datë:

Komisioni i ligjeve shqyrtoi sot projektligjin “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në memorandumin e mirëkuptimit për kontrollin shtetëror portual në Rajonin e Mesdheut, bërë në Maltë, më 11 korrik 1997”.

Zëvendësministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enkeleda Muça sqaroi para anëtarëve të këtij komisioni përfitimet që do të ketë Shqipëria nga aderimi në këtë memorandum.

“Në një takim bilateral në kuadër të procesit të integrimit morëm një propozim shtesë nga Komisioni Europian për të filluar procedurat për t’u anëtarësuar në këtë memorandum mirëkuptimi, që ndihmon në rritjen e kapaciteteve teknike të autoriteteve portuale”, tha Muça.

Sipas saj, memorandumi i mirëkuptimit parashikon kontrolle dhe inspektime në bordin e anijeve që qëndrojnë në detin Mesdhe, për të shkëmbyer informacion në kohë reale.

“Ky memorandum mirëkuptimi i jep mundësinë edhe administratës sonë për t’u rritur në nivelin që do të na mundësojë anëtarësimin në marrëveshjen e mirëkuptimit të Parisit. Bashkë me Francën, në janar 2026 Shqipëria do të bëhet anëtar i këtij memorandumi mirëkuptimi”, shtoi ajo.

Anëtarësimi në këtë memorandum, sipas zëvendësministres, shënon një tjetër hap të rëndësishëm për kryerjen e detyrave të Drejtorisë së Përgjithshme Detare e Republikës së Shqipërisë.

“Kjo në raport me me anijet, inspektimet, krijimin e sigurisë dhe mbrojtjes së mjedisit detar si dhe për të krijuar më shumë siguri dhe certifikim të punonjësve në këtë lloj industrie”, tha ajo.

Muça bëri të ditur se tarifa e anëtarësimit është 21 500 euro dhe përballohet nga buxheti i MIE.

“Ky memorandum realizon objektivat që Shqipëria ka në kuadër të integrimit por edhe në raport me vendet e tjera mike të zonës së Mesdheut për një lundrim më të sigurt në mbrojtje të mjedisit”

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Shqipëria përballë Një Valë Krimesh: Historia e Tre Vrasjeve që Ndryshuan Ndjenjën e Sigurisë”

DURRËS Pjetër Kodheli, 69 vjeç, mbeti i vrarë këtë të...

Ankimimi për shkarkimin nga detyra, Kushtetuesja njofton Erion Veliajn për seancën e 31 tetorit

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar zhvillimin e seancës plenare publike...

Deputetët e PD-së takojnë delegacionin e BE: Zgjedhjet e 11 majit, një farsë elektorale

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi,...

Miratohen marrëveshjet e huas me BERZH dhe BEI për Korridorin VIII hekurudhor

Komisioni i Ligjeve miratoi sot dy marrëveshje të huas...