10.5 C
Tirana

Rama për Thaçin: “Humbja e shinatave”, por trashëgimia e pavarësisë së Kosovës mbetet

Më datë:

Kreu i qeverisë Edi Rama, përmes një postimi në rrjete sociale ditën e sotme, 28 tetor, ka dalë edhe një herë krah ish-kreut të UÇK-së, Hashim Thaçi, lidhur me betejën ligjore të këtij të fundit në institucionet speciale të Hagës.

Rama shkruan filimisht për Gjykatën e Hagës, duke u shprehur se ajo “ka dalë nga shinat mbi të cilat u ngrit”, teksa shton “çfarë turpi për drejtësinë ndërkombëtare dhe më zi për shqisharësit digjitalë”, për kundërshtimet që i bëhen figurës së Hashim Thaçit.

Për Thaçin, Rama shprehet se ai mbetet emri i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

“A nuk është e tmerrshme ta mendosh se shpëtimtarët e një kohe kur vetë ekzistenca e Kosovës ishte në tehun e thikës së gjatë të padrejtësisë historike ndaj shqiptarëve, duhet të paraqiten para një gjykate të dalë krejt nga shinat mbi të cilat u ngrit, për të dëshmuar se lufta për liri nuk është krim, se rebelimi ndaj një diktature nacional-socialiste nuk është faj, se shteti i ri e sovran i Kosovës nuk ka dalë nga barku i një ndërmarrjeje kriminale, po nga gjaku i një ushtrie çlirimtare?!
Çfarë turpi për drejtësinë ndërkombëtare dhe edhe më zi për shqipsharësit digjitalë, tifozë të verbuar prej budallakisë kinse patriotike, që edhe mbrapa hekurave të kësaj padrejtësie ulëritëse, e shohin dhe trajtojnë Hashim Thaçin si armik politik, duke uruar të mos dalë më kurrë prej aty; ndërkohë që kur atyre t’u jetë harruar nami e nishani dhe asaj gjykate t’i ketë mbetur vetëm njolla e turpit të historisë, emri i Hashimit do të mbetet përgjithnjë si emri i njeriut që u bë njësh me fatin, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”,
 shkruan Rama në rrjete sociale.

Kujtojmë se ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, ndodhen në paraburgim në Hagë që prej vitit 2020, ndërsa procesi gjyqësor ndaj tyre ka nisur në prill të vitit 2023 dhe po hyn në fazën përfundimtare.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Shqipëria përballë Një Valë Krimesh: Historia e Tre Vrasjeve që Ndryshuan Ndjenjën e Sigurisë”

DURRËS Pjetër Kodheli, 69 vjeç, mbeti i vrarë këtë të...

Ankimimi për shkarkimin nga detyra, Kushtetuesja njofton Erion Veliajn për seancën e 31 tetorit

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar zhvillimin e seancës plenare publike...

Deputetët e PD-së takojnë delegacionin e BE: Zgjedhjet e 11 majit, një farsë elektorale

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi,...

Miratohen marrëveshjet e huas me BERZH dhe BEI për Korridorin VIII hekurudhor

Komisioni i Ligjeve miratoi sot dy marrëveshje të huas...