10.5 C
Tirana

Shtyhet gjyqi për dosjen “Veliaj”, përcaktohet afati i ri nga GJKKO

Më datë:

Seanca paraprake për dosjen “Veliaj”, e cila pritej të zhvillohej sot në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), është shtyrë.

Shkak për shtyrjen u bë kërkesa e avokatit Artan Gjermeni, i cili do të jetë pjesë e ekipit të mbrojtjes së ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe kërkoi kohë shtesë për t’u njohur me aktet e dosjes voluminoze.

Gjykata pranoi kërkesën e mbrojtjes dhe vendosi që seanca e radhës të zhvillohet më 12 nëntor, në orën 09:00 të mëngjesit.

Po ashtu, u vendos që seancat pasardhëse do të mbahen çdo të hënë, derisa gjykata të përcaktojë nëse çështja do të kalojë për gjykim apo do të pushohet.

Në këtë dosje, që po hetohet nga SPAK, janë të pandehur gjithsej 30 persona dhe subjekte juridike, mes tyre edhe bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa, dhe ish-deputetja socialiste Klotilda Bushka.

Sipas akuzës së SPAK, Erion Veliaj përballet me nëntë akuza për korrupsion, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futje të sendeve të ndaluara në qelitë e paraburgimit. Ndërsa Ajola Xoxa akuzohet për korrupsion pasiv në disa raste të lidhura me kompani private dhe organizata jofitimprurëse.

Ndërkohë, Klotilda Bushka akuzohet për “pengim të hetimit dhe zbulimit të së vërtetës”.

Përveç procesit penal, Veliaj ka hapur edhe një betejë ligjore ndaj qeverisë, pas shkarkimit nga detyra më 25 shtator me vendim të Këshillit të Ministrave. Ai e ka ankimuar vendimin në Gjykatën Kushtetuese, e cila ka pezulluar përkohësisht si shkarkimin, ashtu edhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme në Tiranë, deri në marrjen e një vendimi përfundimtar.

Pak ditë më parë, Apeli i GJKKO rrëzoi kërkesën e Veliajt për shpalljen si të pavlefshme të hetimeve paraprake të kryera nga SPAK, duke konfirmuar vlefshmërinë e procedurave hetimore.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Shqipëria përballë Një Valë Krimesh: Historia e Tre Vrasjeve që Ndryshuan Ndjenjën e Sigurisë”

DURRËS Pjetër Kodheli, 69 vjeç, mbeti i vrarë këtë të...

Ankimimi për shkarkimin nga detyra, Kushtetuesja njofton Erion Veliajn për seancën e 31 tetorit

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar zhvillimin e seancës plenare publike...

Deputetët e PD-së takojnë delegacionin e BE: Zgjedhjet e 11 majit, një farsë elektorale

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi,...

Miratohen marrëveshjet e huas me BERZH dhe BEI për Korridorin VIII hekurudhor

Komisioni i Ligjeve miratoi sot dy marrëveshje të huas...