21.5 C
Tirana

Policia kap në Tiranë 49-vjeçarin e kërkuar për kultivim droge në Kosovë

Më datë:

Policia e Shtetit ka njoftuar këtë të premte, 24 tetor, se ka finalizuar operacionin e koduar “Operacionalja 69”, ku u kap në Tiranë një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike në Kosovë.

Sipas njoftimit zyrtar, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim të ngushtë me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë, finalizoi arrestimin e O. Sh., 49 vjeç, i lindur në Tepelenë. Ai ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata Themelore e Gjakovës, në shkurt 2025, i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale të “Kultivimit të bimëve narkotike”.

Policia thekson se bashkëpunimi me Interpol Tirana dhe agjencitë e Kosovës do të vijojë për të finalizuar procedurat e ekstradimit të 49-vjeçarit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“SPAK nën hetim zv.kryeministren Balluku, kontroll në dy banesa dhe një zyrë të bashkëpunëtorëve të saj”

SPAK ka kryer kontrolle në banesat e disa bashkëpunëtorëve...

Metsola kërkon reforma para zgjerimit të BE-së

Të 27 udhëheqësit ende nuk janë gati që të...

Gjenerali amerikan Wesley Clark do të dëshmojë në mbrojtje të Hashim Thaçit në Hagë

Gjenerali amerikan Wesley Clark do të dëshmojë në mbrojtje...