22.5 C
Tirana

BE miraton paketën e 19-të të sanksioneve ndaj Rusisë, përfshirë ndalimin e LNG-së

Më datë:

Vendet e BE-së miratuan paketën e 19-të të sanksioneve kundër Rusisë për shkak të luftës së saj kundër Ukrainës, e cila përfshin ndalimin e importeve të gazit natyror të lëngshëm rus (LNG), tha presidenca daneze e rradhës e BE-së, sipas “Reuters”.

Sllovakia ishte bllokuesja e fundit pasi vendet e BE-së ranë dakord për dokumentin përfundimtar javën e kaluar.

Kryeministri i Sllovakisë, Fico ka kërkuar siguri nga Komisioni Evropian për çmimet e larta të energjisë dhe përafrimin e objektivave klimatike me nevojat e prodhuesve të automjeteve dhe industrisë së rëndë.

Ndalimi i LNG-së do të hyjë në fuqi në dy faza: kontratat afatshkurtra do të përfundojnë pas gjashtë muajsh dhe kontratat afatgjata nga 1 janari 2027.

Ndalimi i plotë vjen një vit më herët se plani i propozuar i Komisionit Evropian për t’i dhënë fund varësisë së bllokut nga lëndët djegëse fosile ruse.

Paketa e re shton gjithashtu kufizime të reja udhëtimi për diplomatët rusë dhe liston 117 anije të tjera nga “flota hije” e Moskës, kryesisht cisterna, duke e çuar totalin në 558.

Listat përfshijnë banka në Kazakistan dhe Bjellorusi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bashkëpunonin me inteligjencën ruse, policia britanike arreston 3 persona në Londër

Tre persona janë arrestuar në Londër me dyshimin se...

Shiste produkte bujqësore të skaduara/ Tiranë, vihet në pranga 35-vjeçari

Finalizohet operacioni policor i koduar “Expiration”. Operacioni u zhvillua nga...

Raporti i OSBE-së/ “Reagim qytetar, një orë e më parë!”, Salianji: Në Shqipëri s’pati zgjedhje të lira

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar në lidhje...

“Tre persona janë prangosur pas sulmeve ndaj taksistit dhe grabitjes së celularit”

Tre shtetas janë arrestuar nga policia e kryeqytetit. Blutë njoftojnë...