19.5 C
Tirana

Arrestohet në Abu Dhabi shqiptari i dyshuar për atentatin ndaj gazetarit italian

Më datë:

Një shtetas shqiptar me inicialet A.S, i kërkuar nga prokurorët e Drejtorisë Antimafia në Itali, është arrestuar dhjetë ditë më parë në Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ai akuzohet si porositësi i vrasjes së bashkëkombasit të tij Selavdi Shehaj, i njohur si “Passerotto”, i cili u ekzekutua më 20 shtator pesë vite më parë në plazhin e Torvaianica. Siç shkruan Corriere Della Sera, vrasja dyshohet të ketë qenë pjesë e një përplasjeje mes klaneve kriminale të përfshira në trafikun ndërkombëtar të drogës, me metoda të dhunshme tipike mafioze.

A.S u identifikua falë bashkëpunimit ndërkombëtar të policisë dhe hetuesve lokalë. Hetimet e përbashkëta mes karabinierëve dhe policisë kishin zbuluar më herët se vrasësi me pagesë, Raoul Esteban Calderón, i dënuar me burgim të përjetshëm edhe për vrasjen e Fabrizio Piscitelli (i njohur si “Diaboliku”, lider i tifozëve ultras të Lazios i vrarë më 7 gusht 2019 në Romë) ishte paguar nga shqiptari A.S për të kryer edhe vrasjen e Shehajt, kundrejt një shume prej 150 mijë eurosh.

A.S është dënuar së bashku me Giuseppe Molisso-n, një tjetër figurë e rëndësishme e trafikut të drogës në Romë. Të dy janë pjesë e hetimeve të fundit që lidhen me atentatin ndaj gazetarit investigativ Sigfrido Ranucci, autor i emisionit “Report”, i cili u sulmua të enjten e kaluar në mbrëmje pranë banesës së tij në Campo Ascolano, një lagje e Pomezias, afër zonës së Torvaianicës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bashkëpunonin me inteligjencën ruse, policia britanike arreston 3 persona në Londër

Tre persona janë arrestuar në Londër me dyshimin se...

Shiste produkte bujqësore të skaduara/ Tiranë, vihet në pranga 35-vjeçari

Finalizohet operacioni policor i koduar “Expiration”. Operacioni u zhvillua nga...

Raporti i OSBE-së/ “Reagim qytetar, një orë e më parë!”, Salianji: Në Shqipëri s’pati zgjedhje të lira

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar në lidhje...

“Tre persona janë prangosur pas sulmeve ndaj taksistit dhe grabitjes së celularit”

Tre shtetas janë arrestuar nga policia e kryeqytetit. Blutë njoftojnë...