Begaj pret zv.presidentin turk: Ekonomia dhe tregtia prioritet

Më datë:

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot, 17 tetor, në një takim Zëvendëspresidentin e Turqisë, Cevdet Yılmaz. Biseda mes tyre u fokusua te marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve tona, avancimin e nismave që thellojnë këtë bashkëpunim, si edhe zhvillimet rajonale dhe çështjet e sigurisë.

Gjatë këtij takimi, Presidenti Begaj vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera dhe miqësore me Turqinë, duke konfirmuar përkushtimin e Shqipërisë për të forcuar me tej partneritetin strategjik.

Ndërsa marrëdhëniet dypalëshe kanë shënuar një bilanc shumë pozitiv, në takim u konfirmua qëndrimi për të ruajtur trendin aktual në aspektin e dialogut politik dhe për të thelluar edhe më tej bashkëpunimin dypalësh ekonomiko-tregtar, të investimeve, sigurisë dhe stabilitetit.

Shqipëria, theksoi Presidenti Begaj, vlerëson rolin e Turqisë si një partner dhe aleat kyç dhe vlerësoi se ka gjithmonë vend për thellim të bashkëpunimit dypalësh në fusha, si: ekonomia dhe tregtia, bujqësia, investimet , infrastruktura, turizmi, mjedisi dhe çështje të tjera thelbësore.

Gjatë bisedës u theksua edhe bashkëpunimi rajonal me Turqinë në kuadër të nismave rajonale, si: Bashkëpunimi Ekonomik i Detit të Zi dhe Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP). Kreu i Shtetit i përcolli numrit dy të Republikës së Turqisë vlerësim për rolin dhe kontributin e Ankarasë zyrtare dhe në mënyrë të veçantë të Presidentit Erdogan në Ballkanin Perëndimor për paqen dhe stabilitetin, si edhe angazhimin për të vijuar këtë bashkëpunim për të ardhmen e rajonit.

Në lidhje më Kosovën, Presidenti i Republikës vlerësoi lobimin e fortë të Turqisë për njohjen dhe anëtarësimin e saj në organizatat rajonale e globale.

Në takim u vlerësuan, gjithashtu, përpjekjet e Turqisë dhe të Presidentit Erdogan në promovimin e dialogut si mundësi për paqen dhe nxitjen e mirëkuptimit të përbashkët e të pranuar gjerësisht, si në luftën Rusi-Ukrainë, edhe në konfliktin në Lindjen e Mesme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Malaj: Rritje 11,7% e të ardhurave për periudhën janar-prill 2026

Ministri i Financave Petrit Malaj bëri të ditur se,...

Lamallari: Pasuritë e përfituara nga krimi po rikthehen në të mira publike

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, deklaroi se...

Krizë shëndetësore në Kongo: Ebola mbi 900 raste, tensione në komunitet

Situata nga shpërthimi i Ebolës në lindje të Republika...

Policia: Lënda plasëse u vendos pranë motorit të kondicionerit në marketin në “Kinostudio”

Pamjet që shihni tregojnë vendin ku ndodhi shpërthimi me...