20.5 C
Tirana

Konferenca e Kryetarëve, debate për mbylljen e seancës së shkuar në Parlament

Më datë:

Konferenca e Kryetarëve u mblodh sot për shqyrtimin e projektprogramit të punës së Kuvendit për periudhën 20 tetor – 28 nëntor 2025, si dhe shqyrtimin e projektkalendarit të punimeve të Kuvendit për periudhën 20 tetor – 7 nëntor 2025.

Gjithashtu në rend të ditës është edhe shqyrtimi i kërkesës së një grupi deputetësh të grupit parlamentar të Partisë Socialiste “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar të Kuvendit të Shqipërisë për Realizimin e Reformës Zgjedhore”.

Po ashtu, në rend të ditës është edhe shqyrtimi i kërkesës së një grupi deputetësh të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar të Kuvendit të Shqipërisë për Reformën Administrativo – Territoriale në Republikën e Shqipërisë”.

Në rend të ditës është edhe kërkesa e kryetarit të Komisionit të përhershëm për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural “Për ngritjen e tre nënkomisioneve pranë Komisionit për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural”.

Gjatë punimeve në Konferencën e Kryetarëve, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi kundërshtoi ndërprerjen e seancës së shkuar dhe kalimin në votim nga Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi.

“Ajo çfarë keni bërë me seancën e fundit është shkelje e rregullores dhe e Kushtetutës. Po e citoj këtu: “Kërkoi ndërprerjen e seancës për shkak se po merrej fjala për procedurë. Zoti Peleshi, ju keni marrë përsipër të drejtoni Kuvendin. Nëse Kuvendi drejtohet nga kryetari i grupit, na e thoni, sepse opozita nuk ka vend në një Kuvend që diktohet nga forcat e kartonëve. Nuk mund ta mbyllni Kuvendin pse deputetët po flasin”, tha Bardhi.

Ndërsa kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla u shpreh në Konferencën e Kryetarëve se fjala e Kryeministrit duhet respektuar.

“Ju lutem mos na shtrembëroni atë qe themi. Po jua përsëris që kur flisni ju asnjë nuk pipëtin nga ana jonë. Të njëjtën gjë duhet të bëni dhe ju. Le t’i japim fjalën njëri tjetrit që t’i japim mundësi të flasim të gjithë, sipas rregullores. Jemi munduar t’ju themi qe nga dita e parë, kur merr fjalën Kryeministri, duhet ta respektoni. Se si e përdor fjalën Kryeministri është e drejtë e tij. Kishte një propozim nga z. Bardhi për nisjen e debatit. Para se të hyjmë kemi disa kërkesa për mocione për debat. Këto kërkesa janë të përcaktuara qartë ne rregullore, prezantohet pro dhe kundër dhe në fund mbas kësaj votimi”, tha Balla.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Qeverisja e Kosovës është tre herë më afër BE-së se qeverisja shqiptare

https://www.youtube.com/live/Fgk85qn9710?si=WigSoVg0Rg0rmvIC&t=710 Në një konferencë me gazetarët, Sali Berisha tha se...

Osmani pret në takim Ursula von der Leyen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po pret në takim...

Balla: Përfaqësim i të gjitha partive parlamentare në komisionin e reformës zgjedhore

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla...

PS-PD konsensus për ngritjen e Komisioneve për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi u...