Ish-e dashura e “të fortit të Shkodrës” lihet në burg, për vrasjen e Fatbardh Licit

Më datë:

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të refuzojë kërkesën për zëvendësim të masës së sigurisë të të dyshuarës si të përfshirë në vrasjen e Fatbardh Licit, e reja me inicialet E.A., e cila do të vijojë të qëndrojë në qeli.

E.A, e njohur si ish-e dashura e “të fortit të Shkodrës” S.B, u arrestua në muajin mars të këtij viti, pasi dyshohet se ka drejtuar një nga automjetet e përdorura në vrasjen e Fatbardh Licit, ngjarje e ndodhur në gusht të vitit 2018 në lagjen Kiras të Shkodrës.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, dyshimet ndaj E.A. janë mbështetur në komunikimet e saj me të dyshuarin tjetër, A.B., me të cilin ka udhëtuar nga Tirana drejt Shkodrës në ditët përpara ngjarjes. Të dyshuarit janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, ku sipas SPAK, akuzohen si organizatorë dhe ekzekutorë të vrasjes.

Hetimet për këtë ngjarje të rëndë vijojnë, ndërsa autoritetet po analizojnë të gjitha provat e mbledhura për të zbardhur plotësisht rolin e secilit prej të përfshirëve.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kuvendi i PD miraton rezolutë: 11 maji “farsë elektorale” dhe kërkesë për qeveri teknike

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ka miratuar një rezolutë,...

Gjykata e Lartë lë në fuqi arrestin për Mario Çelën dhe Sergej Hasanpapajn, rrëzon rekursin

Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesat për ndryshimin e...

Rama në Lezhë: PD “humbëse kronike” dhe akuza për shkelje të embargos ndaj Millosheviçit

Nga Lezha, kryeministri Edi Rama ironizoi kundërshtarët politikë, duke...

Bardhi: Statuti i ri i PD-së forcon funksionimin dhe rrit peshën e anëtarëve në vendimmarrje

Kuvendi i Partisë Demokratike ka miratuar sot në parim,...