20.5 C
Tirana

Gjykata e Tiranës ndryshon akuzën për mjekun “me 4 gra”, dënohet me 15 muaj burg për dhunë në familje

Më datë:

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 15 muaj burg mjekun D.H, 42 vjeç, për akuzën e dhunës në familje, duke rikualifikuar veprën penale fillestare të ngritur ndaj tij për pornografi mjeku u arrestua më 18 janar të këtij viti, pas hetimeve që zbuluan se ai kishte shfrytëzuar për prostitucion një vajzë të mitur 16-vjeçare, të cilën e prezantonte si “gruan e tij të katërt”.

Arrestimi i mjekut u bë pas informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe ndjekjes së tij për disa ditë. Nga hetimet rezultoi se vajza 16-vjeçare ishte shfrytëzuar për prostitucion për një periudhë dyvjeçare nga mjeku 42-vjeçar.

Gjatë kontrollit të ushtruar pas arrestimit, policia sekuestroi telefonin e tij, në të cilin u gjetën materiale filmike me përmbajtje erotike, ku shfaqeshin jo vetëm tri nga gratë e tij, por edhe e mitura. Megjithatë, asnjëra nga gratë nuk pranoi të bashkëpunonte me hetuesit dhe refuzuan të jepnin dëshmi për ngjarjen.

Vetë D.H, gjatë marrjes në pyetje, pati dhënë pak përgjigje, duke i kufizuar deklarimet e tij në “po” dhe “jo”. Familjarët e vajzës janë shprehur se në fillim kanë qenë pjesërisht dakord dhe nuk kishin zgjidhje tjetër për shkak se vajza ishte e bindur nga mjeku dhe, siç thanë ata, “kishim frikën e ndonjë veprimi nga ana e saj”.

D.H nuk është një person i panjohur për policinë. Në vitin 2019, makinës së tij iu vu një sasi eksplozivi, ndërsa vetëm dy vite më vonë emri i tij doli në një hetim të SPAK lidhur me një grup që trafikonte armë dhe municione luftarake.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Hyjnë në fuqi tarifat e Trump për drurin dhe mobiliet, preken dhe tregtarët e Kosovës

Tarifat e reja të presidentit të SHBA-së, Donald Trump,...

Çela: Gjatë 2024 përfunduam 24 591 çështje, u sekuestruan mbi 234 pasuri

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela raportoi sot në Komisionin...

IKMT heq 290 objekte pa leje pranë aeroportit “Nënë Tereza”

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) është përfshirë...

Protesta e minatorëve të Spaçit, Braçe dhe Tabaku: Greva është legjitime

Rreth 70 minatorë të minierës së kromit në Spaç...