12.5 C
Tirana

Rama: Tirana mirëpret Forumin e Investimeve BE–Ballkani Perëndimor më 13-14 tetor

Më datë:

13–14 tetor, Tirana do të jetë mikpritëse e Forumit të Investimeve EU–WB6, një ngjarje me rëndësi të madhe strategjike për rajonin dhe më gjerë.

Kryeministri Edi Rama e cilëson këtë forum si “një ngjarje historike që bashkon vendet e Ballkanit Perëndimor, vendimmarrësit e Bashkimit Europian dhe investitorë nga e gjithë bota”.

Në një postim të bërë këtë mëngjes të 10 tetorit, Rama e konsideron këtë forum, si një tjetër hap të rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit dhe zhvillimit ekonomik në rajon”.

Ky forum vjen në një moment kyç për integrimin evropian të rajonit dhe synon të thellojë partneritetet ekonomike mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian, duke hapur dyert për projekte të reja investimi dhe bashkëpunimi ndërkombëtar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Qeverisja e Kosovës është tre herë më afër BE-së se qeverisja shqiptare

https://www.youtube.com/live/Fgk85qn9710?si=WigSoVg0Rg0rmvIC&t=710 Në një konferencë me gazetarët, Sali Berisha tha se...

Osmani pret në takim Ursula von der Leyen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po pret në takim...

Balla: Përfaqësim i të gjitha partive parlamentare në komisionin e reformës zgjedhore

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla...

PS-PD konsensus për ngritjen e Komisioneve për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi u...