22.5 C
Tirana

Kuvendi i Kosovës dështon të zgjedhë nënkryetarin nga Lista Serbe

Më datë:

I propozuari i Listës Serbe për postin e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, Sllavko Simiq, ka dështuar t’i sigurojë 61 votat e nevojshme për t’u zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Kosovës.

Nga 105 deputetë të pranishëm, ai në të tria tentimet mori vetëm nëntë vota nga deputetët e Listës Serbe pro. Kundër votuan deputetët nga Lëvizja Vetëvendosje dhe disa nga deputetët e minoriteteve joshumicë, ndërsa të tjerët abstenuan.

Ai nuk mund të kandidohet më, pasi që Gjykata Kushtetuese ka konstatuar më parë se një deputet mund të propozohet vetëm deri në tri herë.

Simiq ishte propozuar nga Lista Serbe edhe në seancën paraprake, por as atëherë nuk kishte siguruar votat e mjaftueshme.

Kuvendi vijoi seancën por edhe kandidati i dytë i propozuar nga Lista Serbe, Zllatan Ellek, nuk i ka marrë votat e nevojshme për t’u emëruar nënkryetar i Kuvendit të Kosovës.

Sikurse bashkëpartiaku i tij Simiq, Elleku mori vetëm 9 vota për, pra vetëm votat e deputetëve të partisë së tij.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Qeverisja e Kosovës është tre herë më afër BE-së se qeverisja shqiptare

https://www.youtube.com/live/Fgk85qn9710?si=WigSoVg0Rg0rmvIC&t=710 Në një konferencë me gazetarët, Sali Berisha tha se...

Osmani pret në takim Ursula von der Leyen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po pret në takim...

Balla: Përfaqësim i të gjitha partive parlamentare në komisionin e reformës zgjedhore

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla...

PS-PD konsensus për ngritjen e Komisioneve për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi u...