12.5 C
Tirana

Osmani vlerëson marrëveshjen e paqes mes Hamasit dhe Izraelit: Trump, lidership për sjelljen e paqes

Më datë:

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas njoftimit të Donald Trump se Hamas dhe Izraeli kanë nënshkruar fazën e parë të marrëveshjes për paqe.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Osmani thotë se ‘të bekuar janë ata që bëjnë paqe’ duke shpërndarë postimin e presidentit amerikan, Donald Trump.

Osmani e ka quajtur këtë marrëveshje si një moment definues për paqen e cila ëshë urgjente dhe shumë e kërkuar në këtë rajon.

“Presidenti, Donald Trump dhe administrata e tij kanë treguar lidership dhe përkushtim të vërtetë për të sjellë paqe të qëndrueshme si për izraelitët ashtu edhe për palestinezët, si dhe përkushtim të palodhur për t’i dhënë fund vuajtjeve që kanë duruar breza të tërë njerëzish të pafajshëm. Mirënjohja jonë shkon gjithashtu për ndërmjetësuesit nga Katari, Egjipti dhe Turqia për angazhimin e tyre të vazhdueshëm për paqen dhe për rolin e tyre vendimtar në bërjen e mundur të këtij përparimi”

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Qeverisja e Kosovës është tre herë më afër BE-së se qeverisja shqiptare

https://www.youtube.com/live/Fgk85qn9710?si=WigSoVg0Rg0rmvIC&t=710 Në një konferencë me gazetarët, Sali Berisha tha se...

Osmani pret në takim Ursula von der Leyen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po pret në takim...

Balla: Përfaqësim i të gjitha partive parlamentare në komisionin e reformës zgjedhore

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla...

PS-PD konsensus për ngritjen e Komisioneve për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi u...