18.5 C
Tirana

Parlamenti turk miraton ligjin e reformës penale

Më datë:

Parlamenti turk ka ratifikuar projekt-ligjin e reformës penale, i cili synon të zvogëlojë dënimet e mijëra të burgosurve, duke i hapur rrugën lirimit të tyre në një përpjekje për të zvogëluar mbipopullimin dhe mbrojtjen e tyre nga koronavirusi i ri (COVID-19).

Projekt-ligji u mbështet nga 279 ligjvënës në dhomën me 600 ulëse, ndërsa 51 votuan kundër.

Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në pushtet përgatiti reformën bashkë me Partinë e Lëvizjes Nacionaliste (MHP) të opozitës.

Krimet seksuale që fyejnë ndërgjegjen e opinionit, si dhe krimet e drogës, vrasjet e shkallës së parë, krimet e dhunës ndaj grave dhe krimet terroriste u përjashtuan nga reforma.

Reforma do t’u mundësojë burgimin shtëpiak për ata të burgosur që janë më të moshuar se 65 vjeç, gra që kanë fëmijë të moshës nën gjashtë vjeç dhe të burgosur të sëmurë që nuk mund të kujdesen për veten e tyre.

Mirëpo, me reformën shtrëngohen dënimet për ata që organizojnë grupe kriminale me qëllim të fitimit monetar.

Reforma gjithashtu do të sjellë masa edhe për të burgosurit me sëmundje ngjitëse.

Masat do të dyfishojnë numrin e përfituesve të masave alternative penale nga rreth 45.000 në 90.000 në burgim shtëpiak për shkak të sëmundjeve të tilla.

Ministri i Drejtësisë së Turqisë, Abdulhamit Gül, konfirmoi 17 raste të koronavirusit të ri në pesë burgje, ndërsa tre të burgosur kanë vdekur nga virusi.

Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Turqi është rritur në 1.296, ndërsa janë konfirmuar gjithsej 61.049 raste.

Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur një pandemi globale.

Bazuar në të dhënat nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, numri i rasteve të koronavirusit ka tejkaluar shifrën 1.9 milionë, me mbi 118 mijë të vdekur dhe mbi 446 mijë të shëruar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

UBT feston 74-vjetorin, Sallaku: Shkenca dhe inovacioni, baza e bujqësisë së të ardhmes

Universiteti Bujqësor i Tiranës (UBT) ka festuar sot 74-vjetorin...

Malaj: Nano, ndër politikanët më të rëndësishëm të tranzicionit

Sot dhe nesër në ambasadën e Shqipërisë në Prishtinë...

TURQI – Ministrat e jashtëm mblidhen në Stamboll për planin e paqes në Gaza

Ministrat e jashtëm nga tetë vende do të mblidhen...

Berisha paraqitet në SPAK: Dumani do përgjigjet para ligjit për amnistimin e krimit elektoral

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u paraqit sot...