15.5 C
Tirana

Ministri Vitia: Nga 15 prilli masa të reja rigoroze kundër përhapjes së COVID-19

Më datë:

Sonte janë prezantuar masa të reja kundër COVID-19.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë, se prej 15 prillit, në Kosovë, do të ketë masa rigoroze kundër koronavirusit.

Vitia ka thënë se për shkak të rrezikshmërisë së lartë duhet të respektohen të gjitha masat e ndërmarra nga organet përgjegjëse, raporton lajmi.net.

Ata që nuk respektojnë masat e reja do të përballen me dënime të larta. Ndër tjera, ministri paralajmëroi se do të jetë raste të shumta që do të preken me COVID-19, por më pas do të ketë rënie graduale.

‘’Mbrëmë u konfirmuan edhe 72 raste të reja. Këto itë edhe pse shumica e qytetarëve kanë zbatuar rekomandimet, diët e fundit pasi pamë daljen e madhe të qytetarëve për shkak të kohës së mirë kemi parë një mosrespektim të masave. Sot morrëm vendimin për masa të reja për parandalimin e sëmundjes Covid. Qytetarë të nderuar fillimisht ju falënderoj për durimin. Duhet të mbajmë lakorën të sheshtë‘’, thotë Vitia.

‘’Këto masa që do të hyjnë të mërkurën në ora 6:00, të zbatohen në përpikëri. Organet gjegjëse do sigurohen për zbatimin e këtyre masave. Nëse bashkëpunojmë mudn të sigurohemi që këto masa të qëndrojnë në fuqi për kohën më të vogël të mundshme. Një mase më e vogël e bindjes e ndonjërit prej nesh mnund të rrezikojë virusin në tërësi. Sa më shumë i respektojmë do mund të kalojmë këtë periudhë. Sidomos ditët e para do të jenë të vështira. Presim një sprovë të vëshitrë. Nuk guxojmë të tolerojmë as lëshimet më të vogla’’

‘’Prej datës 15 prill 2020 në 06 të mëngjesit ndalohet qarkullimi i qytetarëve jashtë banesave’’

‘’Për personat mbi moshën 16 vjecare lejohet qarkullimi për furnizim me ushqime për familje dhe pagesa bankare për jo më shumë se 1 orë e gjysmë. ‘’

‘’Gjatë qarkullimit nuk lejohet shoqërim nga asnjë person fizik përvec në dy raste. Personat me aftësi të kufizuara dhe personat nën moshën 16 vjec në prani të kujdestarit. ‘’, tha ndër të tjera Vitia.

Në Kosovë aktualisht janë konfirmuar 362 persona të prekur me Covid-19. 59 janë shëruar derisa 7 persona kanë humbur jetën.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Shqipëria përballë Një Valë Krimesh: Historia e Tre Vrasjeve që Ndryshuan Ndjenjën e Sigurisë”

DURRËS Pjetër Kodheli, 69 vjeç, mbeti i vrarë këtë të...

Ankimimi për shkarkimin nga detyra, Kushtetuesja njofton Erion Veliajn për seancën e 31 tetorit

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar zhvillimin e seancës plenare publike...

Deputetët e PD-së takojnë delegacionin e BE: Zgjedhjet e 11 majit, një farsë elektorale

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi,...

Miratohen marrëveshjet e huas me BERZH dhe BEI për Korridorin VIII hekurudhor

Komisioni i Ligjeve miratoi sot dy marrëveshje të huas...