22.5 C
Tirana

“Ndahet nga jeta aktori i madh Enver Petrovci, ikonë e teatrit dhe filmit shqiptar”.

Më datë:

Ka ndërruar jetë në moshën 71 vjeçare aktori i mirënjohur, Enver Petrovci. Lajmi i hidhur është konfirmuar nga familjarët e tij përmes rrjeteve sociale.

“Me dhimbje dhe pikëllim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të aktorit tonë të dashur, Enver Petrovci. Kjo është një humbje e madhe për familjen tonë dhe për mbarë artin shqiptar. Ai do të kujtohet gjithmonë për shpirtin e tij fisnik dhe veprën e jashtëzakonshme që la pas”, ka shkruar një familjar i tij, Amir Petrovci.

Petrovci lindi më 28 shkurt 1954 në Prishtinë. Ishte aktor dhe regjisor

Fillimisht ai studioi në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë në degën e aktrimit, më pastaj mbaroi studimet Universitare për aktor edhe në Fakultetin e Arteve Dramatike në Universitetin e Beogradit.

Është një ndër themeluesit e degës së Artit Dramatik dhe Akademisë së Arteve në Universitetin e Prishtinës. Ai la pas një karrierë shumë të suksesshme në teatër, sidomos në atë “Atelieja 212”.

Pas mbarimit të luftës në 1999-ën, vijoi me sukses karrierën e tij artistike në Kosovë, Shqipëri por edhe më gjerë.

Kur dikush vdes atëherë vlerësohet…”

Kështu është shprehur para ca kohësh aktori i madh në një intervistë.

“Unë e kam fshehur gjithmonë mendimin tim… Kam kuptuar që tek populli shqiptar, kur dikush vdes atëherë vlerësohet vërtetë kush ka qenë ai njeri. Unë shpresoj që pasi të vdes do t’a vlerësojnë saktësisht se kush kam qenë unë…”, është shprehur ai në vitin 2019.

Por ky nuk ka qenë mesazhi i vetëm i ndjerë që ai ka ndarë me publikun.

“Unë jam besimtar, aty nuk kam dilemë sepse e kam parë dritën e Zotit! Vërtetë po, por ai është tregim tjetër, e kam shkruar librin kur tani e përshkruaj dhe aty nuk kam kurrfarë dileme dhe më dhimbsen njerëzit që nuk janë besimtarë, më dhimbsen! Të mjerë janë! Vërtetë po!”

“Të jesh aktor, kërkon forcë”

Në vitin 2019, ai bëri me dije se do të hiqte dorë nga aktrimi.

“Të jesh aktor do të thotë të jesh edhe sportist, duhet të kesh forcë. Unë po them që kam vendosur të lë aktrimin. Dua të luaj edhe një rol kryesor në teatër e mos të merrem më me të, si aktor”, thoshte ai asokohe.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Qeverisja e Kosovës është tre herë më afër BE-së se qeverisja shqiptare

https://www.youtube.com/live/Fgk85qn9710?si=WigSoVg0Rg0rmvIC&t=710 Në një konferencë me gazetarët, Sali Berisha tha se...

Osmani pret në takim Ursula von der Leyen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po pret në takim...

Balla: Përfaqësim i të gjitha partive parlamentare në komisionin e reformës zgjedhore

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla...

PS-PD konsensus për ngritjen e Komisioneve për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi u...