Aksidenti tragjik në Lisbonë, shkon në 17 numri i viktimave

Më datë:

Është rritur bilanci i viktimave nga aksidenti tragjik që ndodhi të mërkurën, 3 shtator, në Lisbonë. Sipas shërbimeve të emergjencës së Portugalisë, numri i viktimave ka shkuar në 17-të. Fillimisht autoritetet kishin raportuar për 15 të vdekur dhe 23 të plagosur.

Ngjarja ndodhi dje në një nga zonat më të frekuentuara turistike të kryeqytetit, ku një teleferik, i cila mendohet se ishte në kapacitet të plotë dhe me pasagjerë të huaj, doli nga kontrolli dhe u përplas.

Ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht të gjitha identitetet e viktimave, por sindikata e punonjësve të transportit “SITRA” ka njoftuar se ndër të vdekurit është edhe operatori i frenave, André Jorge Gonçalves Marques. Ndërkohë, sipas mediave lokale, mes të plagosurve është dhe një fëmijë i mitur.

Për shkak të kësaj tragjedie të rëndë, qeveria portugeze e shpalli këtë të enjte, 4 shtator, ditë zie kombëtare, në nderim të jetëve të humbura. Flamujt në institucionet shtetërore janë ulur në gjysmë shtize, ndërsa ngjarja ka tronditur thellë opinionin publik vendas dhe atë ndërkombëtar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kontrolle në burgun e Shkodrës, gjenden celularë të fshehur në ambiente të brendshme

Janë zhvilluar kontrolle në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve...

Ministri grek, Nikos Dendias mbërrin në Tiranë. Takon kryeministrin Rama

Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Dendias, pritet të...

Trigona të vogla me bajame – Recetë e ëmbël

Bajamet janë ndër arrorët më të përdorur në ëmbëlsira...

Komisioni i Jashtëm, seanca dëgjimore me kandidatë për ambasadorë

Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme zhvilloi sot...