Arrestohet vrasësi i ish-kryeparlamentarit ukrainas

Më datë:

Dy ditë pas vrasjes së ish-kryeparlamentarit ukrainas Andriy Parubiy, është vënë në pranga autori i dyshuar për këtë krim.

Ai ka dhënë një dëshmi paraprake, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes, shkruan presidenti Volodymyr Zelensky në Telegram.

Ministri i Brendshëm i Ukrainës, Ihor Klymenko, bëri të ditur se vrasësi u vu në pranga gjatë natës në rajonin e Khmelnytskyit, në Ukrainën Perëndimore.

“Atentati ishte përgatitur me kujdes; lëvizjet e viktimës, oraret, rruga e Parubiy dhe u mendua një plan për arratisjen e tij”, tha Klymenko.

Ish-kryeparlamentari ukrainas u qëllua shtatë herë me armë zjarri nga sulmuesi i veshur si postier. Ai ishte kryetar i Parlamentit të Ukrainës nga prilli 2016 deri në gusht 2019 dhe njihet si një nga figurat kryesore të protestave të viteve 2013 – 2014 që kërkuan afrimin e Ukrainës me Bashkimin Evropian.

Parubiy doli në skenë gjatë protestave masive të të ashtuquajturës “Kryengritja e Maidanit” në Ukrainë, të cilat mbështetën lidhjet më të afërta me BE-në dhe rrëzuan ish-presidentin pro-rus Viktor Yanukovych në vitin 2014

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kontrolle në burgun e Shkodrës, gjenden celularë të fshehur në ambiente të brendshme

Janë zhvilluar kontrolle në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve...

Ministri grek, Nikos Dendias mbërrin në Tiranë. Takon kryeministrin Rama

Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Dendias, pritet të...

Trigona të vogla me bajame – Recetë e ëmbël

Bajamet janë ndër arrorët më të përdorur në ëmbëlsira...

Komisioni i Jashtëm, seanca dëgjimore me kandidatë për ambasadorë

Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme zhvilloi sot...