Zjarret në Gramsh, kryebashkiaku Ajazi: Kemi përdorur edhe forcën për të larguar banorët nga shtëpitë

Më datë:

Kryetari i bashkisë së Gramshit, Besion Ajazi i bëri apel sot banorëve të fshatrave Nartë dhe Skënderbegas të largohen nga banesat e rrezikuara nga flakët.

Në një prononcim për mediet, Ajazi tha se “situata paraqitet alarmante dhe emergjente”.

“Zjarri ka djegur e shkatërruar gjithçka. Po përpiqemi të shpëtojmë banesat. Kemi evakuuar njerëzit që në orët e para të mëngjesit. Po punojmë me të gjitha strukturat”, tha Ajazi.

“Thirrja kryesore është për banorët, të ruajnë gjakftohtësinë pa panik. Të shpëtojmë sa më shumë të mundemi, të kenë besim te këta djem që po punojmë. Kemi përdorur edhe forcën për të larguar banorët nga shtëpitë e tyre, apeli është të largohet edhe banori i fundit”, u shpreh kryetari i bashkisë Gramsh.

Situata e zjarreve në Gramsh prej ditës së djeshme është problematike, për shkak të përhapjes së flakëve. Në dy fshatrat, Nartë dhe Skënderbegas gjendja paraqitet më problematike, ndërsa po punohet intensivisht për shuarjen e zjarrit nga forcat zjarrfikëse dhe 3 helikopterë të Forcave të Armatosura.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Aksident me fëmijë në Durrës, ndalohet shoferi 57-vjeçar

Një aksident tragjik është shënuar mesditën e sotme në...

Bordi i Transparencës: Nafta të shitet jo më shumë se 206 lekë për litër

Bordi i Transparencës në datë 2 Maj 2026, në...

“Sali kolltuku”/ Salianji i përgjigjet Berishës: Ti bën para nga regjimi i Ramës

Gara për kryetarin e Partisë Demokratike ka bërë që...

Deklarohen ‘pasuri kulturore e paluajtshme’ Parku arkeologjik Bylis dhe Klos dhe e Orikumit

Këshilli i Ministrave, i mbledhur këtë të premte, 17...