12.5 C
Tirana

Turqia dërgon ndihma mjekësore në Britani

Më datë:

Një avion ushtarak kargo i Turqisë është nisur nga Ankaraja për Britaninë e Madhe me ndihma mjekësore kundër pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

Për të luftuar kundër virusit COVID-19, Turqia i dërgon ndihma mjekësore Britanisë e cila është një nga vendet më të prekura në botë nga pandemia.

Avioni ushtarak kargo A400M pasi u ngarkua me pajisje të ndihmës mjekësore të parapërgatitura nga Ministria e Shëndetësisë, me pajisje si maska, maska të tipit N95 dhe veshje mbrojtëse, u nis drejt Britanisë nga aeroporti ushtarak Etimesgut në Ankara.

Mbi kutitë e ndihmës së dërguar ndodhen edhe mbishkrime në gjuhën turke dhe angleze me fjalë nga poeti mistik dhe dijetari Mevlana, i njohur edhe si Rumi, “Pas dëshpërimit ka shumë shpresë. Pas errësirës ka shumë diell”.

Gjithashtu planifikohet që Britanisë t’i dërgohen ndihma mjekësore edhe ditën e nesërme.

Ministri i Jashtëm britanik, Dominic Raab, së fundmi njoftoi se në vend është rritur në 7.978 numri i vdekjeve nga pandemia, ndërkohë rreth 65 mijë raste janë diagnostifikuar me këtë virus.

Po ashtu edhe kryeministri britanik, Boris Johnson, vazhdon trajtimin për shkak të COVID-19.

Turqia më parë ka dërguar ndihma mjekësore edhe për Italinë, Spanjën, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Serbinë, Bosnjë e Hercegovinën dhe Kosovën.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Qeverisja e Kosovës është tre herë më afër BE-së se qeverisja shqiptare

https://www.youtube.com/live/Fgk85qn9710?si=WigSoVg0Rg0rmvIC&t=710 Në një konferencë me gazetarët, Sali Berisha tha se...

Osmani pret në takim Ursula von der Leyen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po pret në takim...

Balla: Përfaqësim i të gjitha partive parlamentare në komisionin e reformës zgjedhore

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla...

PS-PD konsensus për ngritjen e Komisioneve për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi u...