Ishte nisur për të shuar flakët në Lurë, humb tragjikisht jetën Punonjësi i Zonave të Mbrojtura

Më datë:

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të marte te “Rruga e Arbrit”, në dalje të qytetit të Peshkopisë.

Punonjës i ADZM Dibër, B.S. ishte nisur për shuar flakët në Lurë, por humbi kontrollin mbi mjetin që po drejtonte, ka dalë nga rruga dhe ka rënë disa metra poshtë saj.

Fillimisht 43-vjeçari është dërguar me shenja jete në spitalin e Dibrës, por mësohet se ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin e Traumës në Tiranë.

“Rreth orës 10:00, në dalje të qytetit të Peshkopisë, shtetasi B.S., dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga duke rënë disa metra poshtë saj.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, drejtuesi i automjetit ka humbur jetën, gjatë transportimit për në spitalin e Traumës Tiranë”, njoftuan uniformat blu të policisë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Banka Botërore: Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet nga lufta, çmimet e larta do të godasin konsumin

Turizmi është mundësia e artë e Shqipërisë, frytet e...

Siguria ndaj zjarrit, Ristani: Kontrolle për të gjitha objektet me leje nga bashkia e Tiranës

Kryetarja e komanduar e bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani,...

Supë me mish qengji dhe kos

Mishi i qengjit njihet për shijen e tij kur...

Seanca e parë për “Revanshi”, të akuzuarit përfaqësohen me avokatë

Nis seanca e parë për një nga fraksionet e...