“Pesë ditë kohë ose i shembim”, aksion për lirimin e hapësirave publike në Shkodër

Më datë:

Ka nisur këtë të martë, më 15 korrik, një aksion kombëtar për lirimin e hapësirave publike në Shkodër.

Kryetari i bashkisë Benet Beci ka shpërndarë në rrjetet sociale një video nga aksioni, ku grupe të efektivëve të Policisë shkojnë nëpër biznese duke iu sqaruar pronarëve të tyre që hapësirat publike që kanë zënë përbëjnë shkelje ligjore dhe duke iu kërkuar që t’i lirojnë ato.

“Një pjesë e bizneseve kanë nisur lirimin vullnetar të hapësirave që u përkasin qytetarëve. Policia Bashkiake ka njoftuar të gjitha bizneset për lirimin vullnetar të këtyre hapësirave në të kundërt, do të veprohet sipas ligjit deri në lirimin e plotë të tyre.”shkruan Beci krahas videos.

Pronarët e bizneseve kanë një afat 5-ditor për t’i liruar vetë hapësirat publike të zëna, në të kundërt ato do të shemben nga forcat e IMT-së.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Trump: Uraniumi i pasuruar i Iranit do të shkatërrohet

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se uraniumi i pasuruar...

Miqësoret ndaj Sllovenisë dhe Italisë, trajneri Bushi publikon listën e Kombëtares U-21

Kombëtarja U-21 do të zhvillojë dy miqësore në qershor...

Krasniqi në Bukuresht, në fokus sfidat e tregut mediatik dhe Inteligjenca Artificiale

Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi mori...

SPAK dhe Antimafia e Barit godasin grupin kriminal, Braho: 15 masa sigurie, 1 milion euro të sekuestruara

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar...