Objekti i fundit në Theth do të rrafshohet me tritol

Më datë:

Mëngjesin e kësaj të marte më 15 korrik, ka nisur puna për shembjen e objektit të fundit pa leje në Theth. Objekti që shikoni në videon më lart është pikërisht dhe objekti i fundit që do shembet me lëndë plasëse, duke i dhënë fund kështu aksionit në parkun e Thethit.

Më herët sot, një grup qytetarësh të Mirditës janë nisur drejt Thethit, në shenjë solidariteti me banorët e zonës së Dukagjinit për të protestuar në ditën e shembjes së objektit të fundit.

Nën moton “Mirdita solidarizohet me Dukagjinin”, ata bënë thirrje për ndërgjegjësim duke e cilësuar shembjen e subjekteve në Theth një “akt agresioni të pabesë”.

Kujtojmë se pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama, nisi aksioni rreth një javë i IKMT-së, duke çuar në shembjen e rreth 70 ndërtimeve të paligjshme në zonën e mbrojtur të Thethit. Pas përfundimit të ndërhyrjeve të sotme, strukturat shtetërore pritet të tërhiqen nga territori i Parkut Kombëtar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Trigliceridet e larta, sinjalet që nuk duhet neglizhuar

Trigliceridet janë një lloj yndyre që trupi përdor si...

Shoqata e Transportit: Nga 1 Qershori, bileta e autobusit 30 lekë më shumë nëse paguhet me kartë

Nëse nga 1 Qershori, operatorët e transportit publik do...

Shqipëria dhe BE-ja zhvillojnë sot Konferencën e 8-të Ndërqeveritare

Shqipëria dhe Bashkimi Evropian do të mbajnë sot në...

Kontrolle në burgun e Shkodrës, gjenden celularë të fshehur në ambiente të brendshme

Janë zhvilluar kontrolle në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve...