Trafik droge nga Amerika Latine, Gjykata e Posaçme lë në burg 7 të arrestuarit

Më datë:

Gjykata e Posaçme ka vendosur sot, më 12 korrik, masat e sigurimit “arrest në burg” për 7 të dyshuarit, që u arrestuan një ditë më parë në kuadër të një operacioni të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për përfshirje në trafikun e drogës nga Amerika Latine.

Një ditë më parë, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar doli me një njoftim zyrtar pasi goditi një grup të strukturuar kriminal që merrej me trafikun e lëndëve narkotike nga Amerika Latine në vendet e Bashkimit Europian. SPAK njoftoi se 7 persona ishin vënë në pranga dhe 6 të tjerë ishin shpallur në kërkim, të dyshuar si pjesë e një grupi kriminal të përfshirë në trafikun e drogës nga Amerika Latine drejt Bashkimit Europian në vitet 2020-2021.

Hetimet për goditjen e këtij grupi nisën rreth dy vite më parë, për t’u finalizuar këtë të premte me operacionin e zhvilluar në qytete si Shkodra, Elbasani, Vlora dhe Tirana.

Të dhënat e përftuara nga hetuesit, edhe falë komunikimeve të zbërthyera nga platforma e enkriptuar SKY ECC, kanë rezultuar se grupi, në të paktën 7 episode, ka tentuar trafikimin e 3585 kilogramëve kokainë, 701 kilogramëve kanabis sativa dhe 4.2 kilogramëve heroinë. Këto sasi të konsiderueshme janë sekuestruar nga autoritetet e huaja partnere, përfshirë këtu Europol dhe Eurojust.

Për të vënë në jetë aktivitetin e tyre kriminal, grupi, sipas SPAK-ut, është ndihmuar edhe nga një ish-punonjës policie, tashmë i vënë në pranga. Bëhet fjalë për Erjon Danin, për të cilin prokuroria thotë se gjatë kohës që ka qenë në detyrën e zv/shefit të Komisariatit nr. 3 në Tiranë, u ka vënë në dispozicion grupit të dhëna nga sistemi TIMS.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Zjarr i madh pranë QSUT-së, përfshihet një kompleks banimi

Një pallat në kryeqytet, pranë spitalit “Nënë Tereza”, është...

Bisedimet e ardhshme të paqes SHBA-Iran, Vance: Topi është vërtet në fushën tonë

Trafiku detar drejt porteve iraniane në Gjiri Persik dhe...

Samiti i Diasporës, Balla: Duhet të kemi të zgjedhurit tanë nga diaspora në Shqipëri

Nga Samiti i Diasporës që po mbahet në Tiranë,...

Ish-kryebashkiaku i Finiqit shpallet fajtor për abuzim me tenderat, dënohet me 4 vite burg

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...