Zhdukja e Jan Prengës, prokurorët përplasen për kopshtarin Festim Bexhdili

Më datë:

Në Gjykatën e Posaçme të Apelit u zhvillua këtë të premte seanca gjyqësore ndaj Festim Bexhdilit, kopshtarit të resortit ku dyshohet se u vra dhe u zhduk Jan Prenga, ngjarje e ndodhur në janar të vitit 2020.

Bexhdili u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, por dosja u rikthye për rigjykim nga Gjykata e Lartë. Këtë të premte, në sallën e gjyqit prokurorët e çështjes patën përplasje me njëri-tjetrin, sa i takon dënimit që duhet të ketë i pandehuri.

Prokurori Behar Dibra kërkoi rikualifikim të veprës penale duke arsyetuar se Bexhdili nuk mund të jetë përgjegjës për vrasjen e Jan Prengës, por për veprime ndihmuese.

“Mbajtja peng e Prengës është si shkak i pazareve të drogës në Angli. Fakti që Bexhdili gjendet në atë orë në kompleks është për faktin që punonte në kompleks, Bexhdilit i është kërkuar nga Altin Hajri të bëjë veprimet që ai ka kryer. Nuk mund të bëhet përgjegjës Bexhdili për vrasjen e Jan Prengës, por duhet të jetë përgjegjës për veprimet ndihmuese”, raportohet të jetë shprehur në sallën e gjyqit prokurori Dibra.

Për prokuroren Kaçkini, vendimi i shkallës së parë duhet lënë në fuqi, pasi sipas saj provat tregojnë se rrëmbimi, vrasja e zhdukja e Jan Prengës është bërë në bashkëpunim.

“Nga tërësia e provave vlerësojmë që vendimi i shkallës së parë për Bexhdilin duhet të lihet në fuqi. Referuar provave të paraqitura, vlerësojmë se janë përmbushur edhe detyrimet e lëna nga Gjykata e Lartë. Nga provat ka rezultuar se vepra penale është kryer në bashkëpunim. Rezulton se rrëmbimi ka qenë i paramenduar, pasi viktima është ndjekur disa ditë më parë. Provohet gjithashtu se itinerari dhe koha e lëvizjes së mjetit tregon se kompleksi Golden ka qenë i paramenduar. Bexhdili ka pasur vendodhje të ndryshme ditën e ngjarjes, ka ndjekur një itinerar dhe, referuar pamjeve filmike, tregon dijeninë dhe marrëveshjen mes Altin Hajrit dhe Bexhdilit për ngjarjen”, u shpreh prokurorja Kaçkini.

Po sipas kësaj të fundit, “Bexhdili shfaqet në pamjet e sigurisë me një telefon të bardhë në duar dhe kontrollon garazhin; pasi konstatoi se nuk kishte njeri, ai pret në derën e garazhit. Dy të pandehurit e presin mjetin në derën kryesore të kompleksit. Ne vlerësojmë që i pandehuri ka vepruar me ndërgjegje dhe dijeni të plotë dhe është vënë në dispozicion të grupit kriminal për 10 orë. Kërkojmë që vendimi me dënimin me burgim të përjetshëm për të pandehurin Festim Bexhdili të konsiderohet i drejtë”.

Vendimi pritet që të merret më datë 25 korrik.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Zjarr në banesë në Kosovë kthehet në tragjedi familjare

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të mërkurë,...

Distria Krasniqi në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian

Kampionati Evropian i xhudos tashmë ka filluar, ku në...

Këlliçi: Rama në Paris për festë private, ndërsa vendi përballet me çështje në NATO

Deputeti i PD Belind Këlliçi, u shpreh se interpelanca...

Kontrolle në Zubin Potok, policia e Kosovës zbulon armatime të shumta në banesa dhe vende të fshehta

Në gjashtë raste të ndara, Policia e Kosovës më...