“Kronikat e Narnias” në botën e krimit/ Babë e bir arrestohet për prodhim dokumentesh të falsifikuara

Më datë:

Dalin pamjet nga operacioni policor i koduar “Identiteti”, ku u vunë në pranga dy shtetas, babë e bir, për falsifikim dokumentesh, vepër që kryhej për kalim të paligjshëm të kufirit.

Në video duket se të arrestuarit kishin përshtatur një ambient të fshehtë ku kryenin aktivitetin e tyre.

Si rezultat, u arrestuan dy shtetas, babë e bir:
Y B , 65 vjeç, aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi” të dhënë nga SPAK, për përfshirje në një grup kriminal për veprimtari të njëjtë më herët.

P B, 45 vjeç, djali i tij. Gjithashtu, është proceduar penalisht Sh. L., 62 vjeç, i dyshuar si bashkëpunëtor i tyre.

Sipas hetimeve, çmimi i një pasaporte të falsifikuar me shtetësi të huaj varionte nga 15 000 deri në 20 000 euro, ndërsa këto pasaporta dyshohet se përdoreshin për kalmim të paligjshëm të kufirit drejt vendeve të BE-së dhe SHBA-së.

Njoftimi: 

Zbulohet një ambient i përshtatur si laborator për falsifikimin e dokumenteve të ndryshme me qëllim dhënien e ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit. Sekuestrohen dokumente të dyshuara të falsifikuara dhe sende të tjera të kundërligjshme që shërbenin për ushtrimin e kësaj veprimtarie kriminale.

Vihen në pranga 2 shtetas (babë e bir), njëri prej tyre aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, dhënë nga SPAK, si pjesëtar i një grupi kriminal për të njëjtën veprimtari. Procedohet penalisht bashkëpunëtori i tyre.

Seksioni i Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme, nën drejtimin e Prokurorisë, si rezultat i një hetimi 7-mujor të ndjekur me metoda speciale, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Identiteti”.

Si rezultat i tij u arrestuan shtetasit Y. B., 65 vjeç, aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, dhënë nga SPAK, dhe P. B., 45 vjeç (babë e bir), si dhe u procedua penalisht shtetasi Sh. L., 62 vjeç, i cili dyshohet si bashkëpunëtor i dy të arrestuarve.

Gjatë kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë zbuluan një ambient të fshehtë, të kthyer në laborator për prodhimin dhe falsifikimin e dokumenteve të ndryshme dhe pasaportave.

Nga hetimet ka rezultuar se prodhimi i një pasaporte të falsifikuar me shtetësi të huaj arrinte në vlerat nga 15 000 deri në 20 000 euro. Këto pasaporta dyshohet se përdoreshin për kalimin e paligjshëm drejt vendeve të Bashkimit Evropian ose SHBA.

Po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Banka Botërore: Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet nga lufta, çmimet e larta do të godasin konsumin

Turizmi është mundësia e artë e Shqipërisë, frytet e...

Siguria ndaj zjarrit, Ristani: Kontrolle për të gjitha objektet me leje nga bashkia e Tiranës

Kryetarja e komanduar e bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani,...

Supë me mish qengji dhe kos

Mishi i qengjit njihet për shijen e tij kur...

Seanca e parë për “Revanshi”, të akuzuarit përfaqësohen me avokatë

Nis seanca e parë për një nga fraksionet e...