Hetimi i Prokurorisë së Fierit, Bankers Petroleum: Jemi të përkushtuar të bashkëpunojmë me autoritetet shqiptare

Më datë:

Kompania Bankers Petroleum Albania ka reaguar pasi Prokuroria e Fierit vendosur 14 masa sigurie ndaj disa drejtuesve dhe ish-drejtuesve të saj. Ajo pretendon se që prej vitit 2004, operacionet e Bankers kanë sjellë “vlera të prekshme”.

“Kemi investuar 4.5 miliardë dollarë në ekonominë shqiptare; kemi siguruar 83% të prodhimit kombëtar të naftës bruto; dhe kemi mbështetur më shumë se 1,500 familje lokale përmes punësimit cilësor. Jemi krenarë në mënyrë të përulur që kemi kontribuar me 730 milionë dollarë në rentën minerare (68.9% e totalit të Shqipërisë) për zhvillimin e sektorit energjetik, 40 milionë dollarë për mbrojtjen e mjedisit dhe 10 milionë dollarë për forcimin e komuniteteve – një trashëgimi që e konsiderojmë të shenjtë”, deklaroi kompania.

Bankers thekson se vazhdon të ketë të pashlyera pranë autoriteteve tatimore, 36 milionë dollarë rimbursime të TVSH-së.

Duke iu përgjigjur, hetimit të prokurorisë, Bankers thotë se është e përkushtuar të bashkëpunojë plotësisht me autoritetet shqiptare.

“Jemi në proces të emërimit të një përfaqësuesi të lartë për të garantuar një bashkëpunim të plotë dhe transparencë operacionale. Respektojmë dhe mbështesim të gjitha masat ligjore për të ruajtur standardet rregullatore dhe të integritetit në Shqipëri. Deri më tani, operacionet tona mbeten të qëndrueshme, ekipi ynë bazë është i plotë dhe aktivitetet tona të përditshme vazhdojnë pa ndërprerje të mëdha”, njoftoi Bankers.

Kujtojmë se Prokuroria e Fierit thotë se përgjatë 20 viteve aktivitet tregtar, shteti shqiptar nuk ka përfituar asnjë të ardhur pavarësisht sasisë së naftës të nxjerrë nga zona Patos-Marinëz-Fier. Sipas organit të akuzës, kompania ka rritur në mënyrë fiktive shpenzimet e saj, me qëllim që në bilancin vjetër të rezultojë me humbje.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kontrolle në burgun e Shkodrës, gjenden celularë të fshehur në ambiente të brendshme

Janë zhvilluar kontrolle në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve...

Ministri grek, Nikos Dendias mbërrin në Tiranë. Takon kryeministrin Rama

Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Dendias, pritet të...

Trigona të vogla me bajame – Recetë e ëmbël

Bajamet janë ndër arrorët më të përdorur në ëmbëlsira...

Komisioni i Jashtëm, seanca dëgjimore me kandidatë për ambasadorë

Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme zhvilloi sot...