Apeli i GJKKO ndryshon dënimin për ish-gjyqtarin Guxim Zenelaj, 100 orë punë në shërbimin publik

Më datë:

Ish-gjyqtari Guxim Zenelaj dënohet nga Gjykata e Posaçme e Apelit me 100 orë punë në interes publik.

Gjykata e Posaçme e Apelit ka ndryshuar vendimin e shkallës së parë që e dënoi Zenelajn me 1 vit shërbim prove, për fshehje të pasurisë.

Guxim Zenelaj dha dorëheqjen në vitin 2019 duke u larguar nga sistemi, teksa KPK e përjashtoi atë për 15 vite në vendimin që i ndërpreu procesin e vetingut.

Hetimet për të nisën pas kallëzimit të bërë nga një avokat për disa gjyqtarë të Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese.

Njoftimi i plotë:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Igerta Hysi (kryesuese), Tereza Merkaj (anëtare) dhe Iliriana Olldashi (anëtare),  më datë 26.06.2025, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 38 akti, datë 06.05.2025 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga ankuesi G.Z., ndaj vendimit nr. 26, datë 17.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:

1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 26, datë 17.03.2025,të Gjykatës së PosaçmeShkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me këtë ndryshim:

  • Në zbatim të nenit 63 të K.Penal urdhërohet:
  • Pezullimi i ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim,
  • Zëvëndësimi i dënimit me burgim me detyrimin e të denuarit G.Z. për të kryer një punë në interes publik, për një kohë prej 100 orësh.
  • Puna në interes publik, të kryhet nga i dënuari brenda gjashtë muajve, duke filluar ky afat nga dita e ekzekutimit të këtij vendimi.
  • Detyrohet i dënuari G.Z. të kryejë llojin e punës, në vendin e kryerjes së saj dhe në ditët përkatëse të javës, sipas përcaktimeve të Zyrës Vendore të Shërbimit të Provës Tiranë.
  • Detyrohet i dënuari G.Z. të mbajë kontakte me Zyrën Vendore të Shërbimit të Provës Tiranë.

3. Shpenzimet gjyqësore edhe të gjykimit në apel, i ngarkohen të pandehurit G.Z.

4. Kundër vendimit mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë, brenda 45 (dyzet e pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

U shpall në Tiranë, më datë 26.06.2025.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Nga “Mine Peza”, Balliu denoncon dhunën dhe akuzon policinë

Nga “Mine Peza”, ku vizitoi të ndaluarit e protestës...

Rama në samitin “Në mbrojtje të demokracisë” në Spanjë, pritet nga Sanchez

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në Samitin “Në...

Irani rimbyll Ngushticën e Hormuzit për shkak të bllokadës amerikane

Irani ka deklaruar sot se po rikthen “kontrollin e...

Durim Bami transferohet nga ‘313’-a drejt burgut të Fushë Krujës

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka pranuar kërkesën e...