Ministri Hasani merr pjesë në Samitin e NATO-s: Japim mbështetje të palëkundur për Ukrainën

Më datë:

Ministri i Jashtëm dhe i Evropës i Republikës së Shqipërisë, Igli Hasani, ka marrë pjesë në Samitin e NATO-s, të mbajtur në Hagë.

Përmes një postimi në rrjete sociale, teksa ndan foto nga takimet me zyrtarët ndërkombëtarë, shkruan se Shqipëria ofron mbështetje të palëkundur për Ukrainën. Po kështu, Hasani shprehet se ka vlerësuar rolin udhëheqës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për zgjidhjen e krizës në Lindjen e Mesme.

Rëndësi i kushtoi dhe rolit të një “shtylle të fortë evropiane” për unitetin dhe qëndrueshmërinë e NATO-s.

“Gjatë takimit të Këshillit NATO–Ukrainë në Hagë, riafirmova mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për Ukrainën, vlerësova rolin udhëheqës të SHBA-së për zgjidhjen e krizës në Lindjen e Mesme, si dhe theksova rolin thelbësor të një shtylle të fortë evropiane për unitetin dhe qëndrueshmërinë e Aleancës”, shkruan Hasani në rrjete sociale.

Hasani mori pjesë në Takimin e Këshillit NATO-Ukrainë, dedikuar diskutimit për situatën në Ukrainë, ku është takuar me Sekretarin e Shtetit të SHBA, Marco Rubio, me Përfaqësuesen e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, njëherësh Zëvendës Presidente e Komisionit Evropian, Kaja Kallas, si dhe me homologë nga vendet anëtare të BE-së dhe vendeve kandidate.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Vrau të bijën një vit më parë në Shqipëri, Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet për palestinezin Fadi Alwan

Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet për palestinezin, Fadi Alwan,...

1 Maji, sindikatat protestë për kushte më të mira pune

Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, 1 Maj, në Tiranë...

TURQI – Dhjetëra të arrestuar në Stamboll për 1 Majin

Dhjetëra demonstrues të mbledhur për festimet e 1 Majit...

Kontrolle të befasishme në burg, sekuestrohen telefona në Durrës

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka zhvilluar një aksion...