Nuk deklaruan 33 milionë euro të përfituara nga rrjetet sociale, Tatimet nisin verifikimet për 100 raste

Më datë:

Tatimet kanë nisur prej 29 Marsit verifikimet për 100 persona apo subjekte që nuk kanë deklaruar të ardhurat e përfituara online nga rrjetet sociale.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, përmes një njoftimi, sqaron se janë 33 milionë Euro të përfituara nga individë apo subjekte, të cilat nuk janë deklaruar.

Burimi i këtyre të ardhurave janë nga rrjetet sociale Facebook, TikTok, Youtube, Instagram, Google, PayPal.

“Drejtoria e Hetimit ka nisur hetimin ndaj 100 individëve/subjekteve për të ardhurat e përfituara nga platformat sociale (Facebook; TikTok; YouTube; Instagram; Google; PayPal), ku nga verifikimet paraprake dyshohet për rreth 33 milionë euro të padeklaruara”, njofton Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Administrata Tatimore u bën thirrje individëve dhe subjektet të përmbushin detyrimet ligjore nëpërmjet vetëdeklarimit në DIVA 2024.

“Ftojmë tatimpaguesit që nuk kanë reaguar ende, të kryejnë sa më shpejt këtë detyrim, për të shmangur penalitete dhe masa të tjera që mund të sjellë një hetim i thelluar”, njofton Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

SPAK jep njoftimin zyrtar: Mbyllja e hetimeve për Ahmetaj, akuza për korrupsion dhe pastrim parash

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Muffins krokantë me kanellë

Muffins, ëmbëlsira të buta dhe aromatike, me shije kanelle...

Do ndërtohej spital, arkeologët gjejnë varre 2,000-vjeçare

Arkeologët që po kryenin një studim rutinë para nisjes...