Jaupllari: Ligjet për shëndetin e kafshëve dhe të bimëve, bazë për negociatat e kapitujve 11-12 me BE-në

Më datë:

 Komisioni për Çështjet Europiane, shqyrtoi sot projektligjet “Për shëndetin e kafshëve” dhe “Për shëndetin e bimëve”.

Zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Arjan Jaupllari, tha se këto dy projektligje kanë në fokus sigurinë ushqimore dhe përcaktojnë rregulla dhe kontroll rigoroz për sëmundjet e kafshëve që transmetohen edhe tek njerëzit dhe për shëndetin e bimëve, mbrojtjen e tyre nga dëmtuesit dhe sëmundjet.

Jaupllari vuri në dukje se, Shqipëria synon anëtarësimin në BE dhe duhet të ndjekë standardet europiane në prodhimin dhe sigurinë e produkteve gjë e cila siç tha ai, “nis duke përafruar ligjet për shëndetin e kafshëve dhe bimëve me ato të BE-së”.

“Siguria ushqimore dhe shërbimi veterinar është pjesë e kapitullit 11 dhe 12 të BE. Ndaj dhe këto ligje do të jenë një bazë e fortë ku do të mbështetemi në procesin e negociatave”, theksoi ai.

Sipas tij, pr/ligji “Për shëndetin e kafshëve” mbështet sektorët e blegtorisë dhe prodhimit të ushqimeve në vend në aspektin e qëndrueshmërisë së konkurrencës, rritjes së vendeve të punës, investimeve dhe eksportit të kafshëve të gjalla dhe produkteve shtazore.

Jaupllari tha se ligji për shëndetin e kafshëve dhe ai për mbrojtjen e bimëve kanë për qëllim jo vetëm garantimin e cilësisë së prodhimit, por edhe mbrojtjen e mjedisit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

SPAK jep njoftimin zyrtar: Mbyllja e hetimeve për Ahmetaj, akuza për korrupsion dhe pastrim parash

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Muffins krokantë me kanellë

Muffins, ëmbëlsira të buta dhe aromatike, me shije kanelle...

Do ndërtohej spital, arkeologët gjejnë varre 2,000-vjeçare

Arkeologët që po kryenin një studim rutinë para nisjes...