Dita e tretë e rinumërimit për Tiranën/ Në 218 kuti: PS humb 108 vota, PD 106

Më datë:

Sot, 20 qershor, dita e tretë e rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës.

Deri më tani, janë hapur 218 kuti nga 1282 në total, ku janë gjetur disa parregullsi me humbje të vogla votash kryesisht nga partitë më të mëdha në vend, Partia Socialiste dhe ajo Demokratike.

Teksa edhe sot procesi do jetë me ritëm të përshpejtuar, me punën me dy turne, sipas të dhënave që KQZ ka pasqyruar zyrtarisht, shihet se PS ka humbur 108 vota ndërsa PD, 106 të tilla.

Ende nuk ka ndikim te ndarja e mandateve të partive politike apo te renditja e kandidatëve fitues në listën e hapur.

PD kërkoi rinumërim me pretendimin për të marrë mandatin e 14-të në qarkun e Tiranës, por deri më tani kjo duket e parealizueshme.

Procesi i numërimit bëhet nga punonjësit e KQZ-së dhe parashikohet të mbyllet brenda tetë ditëve. Rinumërimi i kutive u bë pas kërkesës së opozitës e mbështetur nga dy anëtarët e Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve (KAS), Elvis Çefa dhe Ledio Braho.

Vlen të theksohet se procesi ka qenë përgjithësisht i qetë, me përjashtim disa debateve të ditës së parë, lidhur me pavlefshmërinë e fletëve të votimit për qarkun Elbasan.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Deputetët ratifikojnë marrëveshjen për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë ratifikuar marrëveshjen ndërkombëtare...

Ish-ministri në fokus të SPAK, kërkohet rikthimi në burg i Lefter Kokës

Dy muaj nga vendimi i apelit të posaçëm që...

Kërkoi pafajësinë, Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi vendimin për Jurgis Çyrbjen

Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi vendimin...

Emërohet zëvendësinspektorja e Lartë e Drejtësisë

Inspektori i Lartë i Drejtësisë zhvilloi procedurën për përzgjedhjen...