Rrjet droge deri në Finlandë, GJKKO lë në burg nëntë anëtarët e grupit kriminal

Më datë:

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në burg nëntë anëtarët e bandave kriminale që merreshin me trafikim droge, pas finalizimit të operacionit mes SPAK dhe autoriteteve të Finlandës, më 2 qershor.

Bëhet fjalë për: B SpataE Agalliu (alias Teneqexhiu), A MustaK QevaniT Kota (alias Tavani), G SeferajE Myftari, L Hoxha dhe D Luzaj.

Në kërkim nga autoritetet janë edhe dy persona të tjerë.

Struktura e Posaçme AntiKorrupsion në bashkëpunim me autoritetet nordike të drejtësisë goditën pak ditë më parë, katër grupe kriminale, që vepronin nga Shqipëria.

Për herë të parë, u zbulua se shqiptarët që drejtonin këto grupe, ishin fokusuar në trafikimin e drogërave sintetike. Lidhur me operacionin e koduar “Pietari”, dolën në konferencë kreu i SPAK, Altin Dumani, me Hans Fagerström, Komisarin për Krime në Finlandë. Ky i fundit bëri me dije se hetimi për këtë aktivitet kriminal, kishte nisur rreth dy vite më parë në Finlandë, ku u arrestuan 55 persona.

Shtoi se në kuadër të hetimit, janë sekuestruar 300 kilogramë drogë që trafikoheshin nga Spanja dhe Holanda.

Grupet kriminale drejtoheshin nga shqiptarë. Dy drejtues nga Vlora e dy të tjerët nga Kuçova e Berati. Në mesin e “kapove” ishte edhe një mësues historie

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ligji për bastet sportive, Malaj: Kërkohet ende punë, është marrë ekspertizë ndërkombëtare

Ministri i Financave, Petrit Malaj, u shpreh se nga...

Erdogan bën apel për të ndaluar përshkallëzimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, bëri thirrje të mërkurën...

Strategjia 2026-27 për arsimin, prezantim nga Kumbaro: Fokus në ndërkombëtarizim

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro: Do të hapim Liceun Francez...