Çuan drejt falimentit shtatë fasoneri në Elbasan, e ‘pësojnë’ tre shqiptarët dhe italiani

Më datë:

Gjykata e Elbasanit ka lëshuar masë sigurie për katër persona, ndërsa janë vënë nën sekuestro mbi shtatë fasoneri dhe 12 llogari bankare të tyre.

Siç bën me dije policia, janë vënë në pranga dy administratorët shqiptarë të subjekteve, ndërsa i treti është italian. Ky i fundit u kap në aeroportin e Rinasit teksa tentonte të largohej nga Shqipëria. Në “arrest shtëpie” është lënë edhe një ekonomiste.

Mësohet se të arrestuarit, kanë çuar drejt falimentimit shtatë fasoneri, me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore.

“Në kuadër të operacionit “Bankrupt”, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare i DVP Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë, ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Elbasanit, dhënë më datë 02.06.2025, për: caktimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, për: shtetasin A. K., 40 vjeç, i cili u kap nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, Tiranë; shtetasin italian G. L., 60 vjeç, i cili u kap në PKK Rinas, në dalje të Shqipërisë; shtetasen Z. K., 27 vjeçe, të tre me detyrë administratorë subjektesh; caktimin e masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shtetasen E. S., 31 vjeçe, me profesion ekonomiste”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Po vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Trigliceridet e larta, sinjalet që nuk duhet neglizhuar

Trigliceridet janë një lloj yndyre që trupi përdor si...

Shoqata e Transportit: Nga 1 Qershori, bileta e autobusit 30 lekë më shumë nëse paguhet me kartë

Nëse nga 1 Qershori, operatorët e transportit publik do...

Shqipëria dhe BE-ja zhvillojnë sot Konferencën e 8-të Ndërqeveritare

Shqipëria dhe Bashkimi Evropian do të mbajnë sot në...

Kontrolle në burgun e Shkodrës, gjenden celularë të fshehur në ambiente të brendshme

Janë zhvilluar kontrolle në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve...